Thaçi: Kam festuar bashkë me Rugovën ditëlindjen e tij në Greqi, më saktë në Athinë
Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar për mardhëniet me ish-Presidentin historik, Ibrahim Rugovën, ai tha se bashkë me Rugovën kanë festuar një nga ditëlindjet e tij në Greqi, Athinë. Thaçi foli edhe për qëndrimet e Rugovës në Rambuje, tha se ishin pasive dhe ka dashur që mbledhjet të kryhen sa më shpejt.
“Kam festuar bashkë me presidentin Rugova ditëlindjen e tij në Greqi, më saktë në Athinë”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi në intervistën në T7 është pyetur edhe për atë që në librin për të të shkruar nga dy autorë anglez, Rugova paraqitet si pijanec kronik. Thaçi nuk ka pranuar ta komentojë këtë, duke thënë se libri është i autorëve, dhe jo i tij. Për atë çfarë Thaçi mendon për Rugovën, dhe të tjerët do ta bëjë të ditur kur ta botojë një libër të tij, nga shënimet personale që i ka mbajtur nga ngjarjet dhe takimet e rëndësishme.
Ndërsa, sa i përket rolit të Rugovës në Rambuje, Thaçi ka thënë roli i ish presidentit në këtë konferencë ka qenë pasiv, dhe ka dashur që mbledhjet të kryhen sa më shpejt.
“Qëndrimet e Rugovës në Rambuje ishin pasive, që mbledhjet të kryheshin shpejt”
Ish-drejtuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës. Ai për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri, sëmundje të cilën vet e bëri publike gjatë një konference për gazetar.
Më 23 janar 2006 funerali me trupin e Presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës ku qytetarët për tri ditë rresht kishin mundësinë të bënin homazhe dhe t’i jepnin nderimin e fundit Presidentit. Kurse varrimi i tij u bë të enjten më 26 janar 2006.
Në varrimin e Presidentit morën pjesë shumë delegacione zyrtare nga e tërë bota. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës tek varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” ku Ibrahim Rugovës i’u bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetshëm.