fbpx
Lajme

Sami Lushtaku: Nëse Vlora Çitaku ka vullnet për kryetare pse jo, bujrëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje ka marrë vendim që më 3 korrik të zgjedh kryetarin e ri të saj.

E, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë, shkruan Front Online.

Tashmë, derisa data është caktuar emra të ndryshëm po përmenden si kandidatë të mundshëm për ta marrë timonin e partisë.

Në mesin e tyre, si kandidat është përmendur edhe nënkryetari i partisë, Sami Lushtaku.

Por, këtë për FrontOnline e ka hedhur poshtë, vet Lushtaku, duke thënë se nuk do të jetë kandidat për të parin e partisë.

“Jo në asnjë mënyrë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Skenderaj dhe as që ma ka shkuar mendja ndonjëherë”, ka thënë Lushtaku për Front Online.

I pyetur se a do ta pranojë kandidaturën nëse partia e bën një gjë të tillë, Lushtaku ka shtuar nuk e ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë.

“Absolut, jo. Absolut jo. As nuk kam interes, as nuk e kam mendjen”, është shprehur nënkryetari, Lushtaku për FrontOnline.

Ai, nuk ka përjashtuar mundësinë që kandidatë për kryetare të kësaj partie të jetë Vlora Çitaku.

“Gara është e hapur, edhe ata që dëshirojnë dhe kanë ambicie politike , munden me kandidu, kështu që kush do bujrëm. Jo nuk përjashtohet, varet prej vullnetit të saj, nëse ajo dëshiron me qenë, pse jo”, ka deklaruar ai.

Vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri Lushtaku e ka quajtur të qëlluar, ani pse ka thënë pak është i vonuar.

“Do të thotë kur janë pjek kushtet për me ndodhë kjo, ne kemi marrë vendim dhe unë mendoj se është vendim i qëlluar, mbase i vonuar po, por i qëlluar po”, është shprehur Lushtaku për Front Online.

Gjatë ditës së djeshme, PDK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se, kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e konventës zgjedhore të partisë.

PDK është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Enver Hoxhaj ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit./FrontOnline

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close