fbpx
Lajme

Koordinatori i VV-së në Britani të Madhe, Agim Morina, emri i mundshëm për ambasador në Londër

Pas vendimit për largimin nga misioni diplomatik të të gjithë ambasadorëve të emëruar me çelës politik, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mësohet se janë duke shqyrtuar emrat e personave për ambasadorë të rinj në vendet që kanë mbetur vakante.

Uashingtoni, Brukseli e Londra mbesin disa prej qendrave të preferuara të qeverisë së re për ti dërguar sa më parë njerëzit e tyre.

Koordinatori i Qendrës së Mërgatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Agim Morina flitet si një nga njerëzit që pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Londër.

Burimet e Ballkani.info thonë se në mesin e 2-3 propozimeve për Londër, profesori Agim Morina i ka më së shumti mundësitë.

Agim Morina është gjuhëtar, artist, poet, dhe profesor nga Prizreni, i mërguar në Londër prej viteve të 90-ta. Për më shumë se dhjetë vite ka punuar si mësues i gjuhës shqipe për të huaj në kompani të ndryshme dhe si mësues i jashtëm në Shkollën Diplomatike për Gjuhë të Huaja në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe.

Ai është aktivist dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje në Londër. /Ballkani.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close