Pse u largova nga UDB-ja dhe arratisja ime për në Amerikë? rrëfim dhe dokumente
Shkruan Nafi Çegrani, Çegran-Gostivar
Dokumente të shifruara nga arkivi i UDB-së (SDB-së), Dosja 499. Viti 19711973.
PËRSE U LARGOVA NGA UDBJA ?
/ Arratisja ime për në Amerikë!/
UDB-a,
Kushdo që punon në Sherbimet Sekrete të një shteti,normalisht që në mendjen e tij ruan shumë sekrete,ndaj vjen natyrshëm edhe konflikti me personalitete dhe individë të klanit.
Që një operativ shqiptar i mirë dhe që të pëlqehej nga eprorët, e tij, së pari duhet të ishte një antishqiptar, i devotshëm dhe i përshtatshëm për intereset e tyre, i cili më vonë ose kurdoherë do të binte ndesh me interest e popullit të tij..
Unë punova në këtë shërbim për disa vite,duke ruajtur në mendjen time gjithmonë ndjenjen e lartë të shqiptarisë, të cilën e lidhja me çdo moment, sepse kasha edhe dinjitetin tim …Sa herë që ndihesha keq për shkak të përplasjeve me eprorët dhe klanet e tyre për mjaf problem parimore, më kumbonin në vesh fjalët e tim eti :”kujdes…bir” , kjo zatën edhe më jepte të drejtën e ligjshme të qendroja në këmbë dhe kryelartë, edhe sikur të largohesha nga detyra.Detyrë të cilën , kur arriti moment e lash vetë. U arratisa në Amerikë pa I dhënë kujt ndonjë llogari…Por, siduket, kjo edhe më kushtoi shtrejtë: me burgosjen dhe arrestimin tim dhe në process të montuar më 1981 .
Që më kohë, gjatë viteve të përplasjeve të mia me nëntokën mafioze të SJB dhe UDB-së, e kuptova se po behesha gjithmonë ai opetarivi që po u bëja telashe, që ua “prishte “ gjumin bylykbashëve të shtetit që dukej qartë se ishte një Makinë e Madhe dhe e pamëshirshme, siç ishte SDB e Maqedonisë që syrë I kishin kah Beogradi.
Kuptova se nuk mundesha të qendroja më në detyrën e operativit të Sigurimit të Shtetit..ndaj u largova. Ndërsa nuk e mendova dhe as kuptova se si do te rridhnin lumenjtë e jetës timë mëpastaj…përplotë drama e episode, batica dhe zbatica tmerri e ndëshkimi…
… Largohem për në Shtetet e bashkuara të Amerikës, me vete kisha gruan dhe tre femijët…Aty në Kenerik ishin vendosur edhe dy vëllezrit e mi të cilët kishin emigruar më parë nga konflikti me bylykbashët dhe bajraktarët e atij shërbimi famkeq. Shkova për të përmirësuar jetën e familjes time..sepse puna si Agjent i Sigurimit të Shtetit Jugosllav e Maqedonas, jo vetëm që nuk më solli mirëqënien, por me prishi edhe ekuilibrin e jetës sime personale dhe familjare. Megjithatë kështu e ka jeta dhe njeriu duhet ta shohë atë ne sy, por edhe duke i njoh lojërat e spiunazhit jugosllav gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe të kohës me stuhi kur unë isha i arratisur andej Oqeanit..!
…NJË VERË NË ITALI
…Me të ardhur në Romë, në sheshin e gjerë para stacionit të njohur dhe atraktiv hekurudhor “Termini”, kishte rrëmuje dhe tollovi të rëndomta. Shqetësimet e udhëtarëve, para së gjithash të atyre që për herë të parë takoheshin me këtë qytet të lashtë, i cili zgjonte emocione dhe të pushtonte, ndikuan edhe të fëmijët e mi të vegjël, Lako, Shpresa, Violeta, që ishin përgatitur për rrugë të gjatë për në Amerikë, atje ku do ishim më të sigurtë dhe për një jetë më të mirë.
Plot emocione, vëzhgojnë rreth vetes fëmijët e mi lumin e pashkëputshëm të njerëzve, të automjeteve, atë lume pa burim dhe grykë, se si shkapërderdhej në të gjitha anët. Ndërkaq, shikimin tim e tërhoqi një tufë pëllumbash që kërcenin trotuareve. Së pari u vendosëm në hotelin e afërm “Malta”, e pastaj me taksi e vendosa familjen në një apartament privat në Monte Sakro, periferia më e bukur e Romës…
Unë nuk e zotëroja mirë italishten, por e njihja mirë Romën dhe anglishten. Kjo ishte parësorja në këso rastesh.
Taksisti i zhdërvjellët gjarpëronte si rrufe nëpër rrugët e Romës. Kaluam mbi urat tërheqëse mbi lumin Tibër, pranë Koloseumit grandioz dhe Vatikanit.
Të nesërmen, nëpërmjet “Frederiko Amatit” u interesova ku gjendeshin Mentor Çoku, Imer Koçi, pastaj Beqir Maloku dhe prof. Ernest Koliqi. Pas disa ditësh me mua kontaktoi edhe “Xhemaili”, njëri nga sekretarët e ambasadës së Shqipërisë në Romë, i cili më dha “të dhëna” mbi veprimtarinë dhe konfliktet, antagonizmat e disa organizatave
emigrante shqiptare dhe krerëve të tyre. Tani zotëroja të dhëna sekrete edhe për veprimtarinë e Shërbimit të Francës dhe të agjentit të tij, Sabaudin Haznedari. Disa emigrantë të tjerë me vite të tëra i kontribuonin mirë bashkimit në mesin e refugjatëve nga Shqipëria. Mes refugjatëve kishte njerëz të ndryshëm, të mençur dhe injorantë, liberalë dhe reaksionarë, miq dhe armiq, aventurierë dhe vagabondë të ndryshëm, mashtrues e bixhozçinj të pafat, fajtorë dhe të pafajshëm, fjalëpakë dhe llafazanë (këto të dhëna i posedoja që nga SDB-ja).
Në mesin e refugjatëve, sikundër edhe në mesin e emigrantëve, në Romë kishte gjithçka dhe çdo gjë. Situata edhe këtu ishte e ngjashme me atë të Vjenës, në Austri.
Nëse në një vend veprojnë dhjetë emigrantë shqiptarë, aty me siguri ka dymbëdhjetë organizata. Kjo është pak e pabesueshme dhe qesharake, apo jo?! Kishte edhe shembuj të atillë, kur organizatën emigrante e përbënte kjo strukture: djali më i vogël ishte anëtar, më i madhi sekretar, ndërsa babai kryetar i saj…
Kontrolloja veprimtarinë e tyre në fshehtësi që të mos bija në kurthet e vëzhgimeve të UDB-së…
Kjo është vetëm një pasqyrë. Natyrisht, nëse do të shkruaja edhe fabula të tjera, në atë drejtim, do ta shtoja kërshërinë e secilit që i lexon.
Ja, e tillë ishte fabula epike e heroizmit dhe guximit të tyre, e barabartë me nostalgjinë dhe përmallimin e Don Kishotit të Sanço Panços.
Në mesin e organizatave dhe udhëheqjeve të tyre vëreheshin mospajtime, grindje dhe rivalitete reciproke, që shpeshherë paguheshin edhe me kokë. Rasti më i ri ishte kur bashkëpunëtorët e dy organizatave rivale, me vetëdije ose pa të, në radhët e tyre fusnin agjentë të infiltruar dhe vriteshin ndërmjet vetes, siç ndodhi kur më 1971-shin “njerëzit” apo “bashkëpunëtorët” e Hysen Tërpezës dhe të Xhafer Devës, vranë në Çikago Kalosh Hamdiun, dasma e të cilit ishte fatale dhe i solli dëme të mëdha jo vetëm “Lidhjes së Prizrenit”, por drejtpërdrejtë “shpartalloi” disa degë të “Lidhjes së Kosovarëve” dhe të “Legalitetit” në mbarë Perëndimin.
Këto veprime ishin edhe një dëshmi për sagën e tyre si njerëz të një jete dhe fati tragjik.
***
Tërë kohën sa qëndroja në Romë, dëshiroja ta kaloja së bashku me vogëlushët e mi duke shëtitur nëpër kuartet tërheqëse të saj. Shpesh mendoja: Përse unë dhe familja e ngushtë të mos përfitonim nga rasti, për të njohur sa më mirë Romën e lashtë dhe nga ajo, në të kthyer, të merrnim përshtypjet personale nga ato ditë përplot vapë të verës 1974! Me familjen shkoja shpesh në plazhin e njohur “Hostio Lide”. Vizituam disa muze dhe galeri, ndërsa fëmijët e mi; Lako, Shpresa dhe Violeta- blinin bizhuteri, lodra interesante për moshën e tyre. Vizituam Piazza Navone, Fontana di Trevi, dhe shumë vend-piknikë të Romës së lashtë piktoreske.
Sheshi i gjerë i rrethuar me kolonadat gjysmërrethore, të bukura e impresive të Berninit në maja me statuja, përfundonte atje në ballë me godinën impozante kolosale: Kishën e Shën Pjetrit, në të cilën veçohej kupola monumentale e Mikelanxhelos. Ai ishte i tërë Vatikani, qerthulli i katolicizmit. Në shesh, nga ana e majtë dhe e djathtë, në piedestal qëndrojnë dy fontana të Madernovit nga koha e Renesansës, të larta mëse 12 metra. Obelisku i lartë i fontanës e plotësonte dhe e zbukuronte edhe më shumë këtë hapësirë atraktive,- Sheshin e “Shën Pjetrit”. Aty një agjent i Brezhnjevit, me të cilin pata kontakte e që “emigronte” për në Amerikë, mes të tjerash më rrëfeu për Hasan Dostin dhe Tajar Zavalanin, përkthyes i romanit “Ana Karenina” në shqip, se kanë dosje si bashkëpunëtorë të KGB-së në Moskë.
Vera kalonte, Roma gumëzhinte nga turistët e shumtë që vinin nga të gjitha anët e botës. Vogëlushët e mi, Violeta, Lako dhe Shpresa, filluan të flisnin pak italisht, ndërsa admironin të dëgjonin legjendën rreth Fontana di Trevi dhe Luftëtarit të Panjohur. Bazilikat tërheqëse të Kostandinit, që nisën të ngrihen nga fundi i shekullit XI, atëherë kur papët ktheheshin nga Aviana, përbënin një tërësi jashtëzakonisht harmonike, për të cilën edhe sot fëmijët e mi ruajnë kujtime. Ai udhëtim për në Romë u mbeti shumë gjatë në kujtesë…
Roma ishte bukuria vetë, qytet i mrekullive dhe i madhështisë që ngërthen zemrat e njerëzve. Ndaj edhe për mua dhe familjen time qëndrimi ne Romë ishte një përjetim i përjetshëm, ato bukuri dhe ato rrëfime mjaft interesante, do të mbeten si kujtime margaritarësh në zemrat tona…Për këtë edhe po shkruaj ca reshta, një rrëfim për Romën dhe Vatikanin!…Të vizitosh Fontana di Trevi, apo piazza Navona të Romës dhe të dëgjosh rrëfimin mbi to, është si një jete që ngadhnjen, si një botë e lashtë plotë storie dhe fate njerëzish. Dhe më tej, kalon në ura qe lidhin shekuj dhe histori të së kaluarës plotë ndodhi interesante, futesh në sheshin mahnitës të Shën Pjetrit në Vatikan. Të duket se hyje në një botë tjetër adhurimi e shpirti. Gjithë ai ambient me një arkitekturë të stërlashtë dhe bukuri që në sy përpëlitet madhësia e perandorëve të Romës…., Vatikanit, ato pamje subtile janë një rrëfim edhe me tej i veçantë!
…Fëmijët e mi, për çdo ditë sikur përjetonin Romën në zemrat e tyre të njoma. Niseshim në Monte Sakro, ku ishim vendos në një apartament të rrethuar me pemë e pyje të dendura, ia mësynim sheshit në Fontana di Trevi, madje kalonim ca çaste edhe në Koloseumin grandioz, meditonim e meditonim me pejsazhet në Forumin e perandorëve të Romës së lashtë…
Roma, deri në shpalljen e mbretërisë së Italisë kur edhe u bë kryeqytet ka qenë qytet i papës… Megjithatë, Vatikani e ruajti pavarësinë dhe fuqinë si qendër, si qytet-shtet, duke ruajtur edhe pasurinë e saj të madhe. Për këto u rrëfeja edhe fëmijëve të mi, të cilët me një kureshtje dhe të mahnitur, dëshironin që për çdo ditë të vizitonin sheshin dhe…… dhe Shën Pjetrin e Vatikanit. Vizitonim edhe muzetë, galeritë e shkëlqyera, i shikonim dhe miklonin me sy vogëlushët e mi ato skulptura prej bukurie që i krijoi Mikelanxhelo. Por, një mbresë të thellë në zemër dhe në mendje u la rrëfimi mbi fatin e vajzës, në saje të të cilit u krijuam Fontana di Trevi!
….Kështu, në Romë kaluam afro tre muaj të bukura vere, duke ndjekur turma njerëzish të cilët silleshin vërdallë trotuareve dhe nëpër rrugët e Romës, mëngjeset agonin me bukurinë e përjetimeve dhe mbresave të thella, me shikime të ngulitura në horizontet e Romës dhe kështjellat aq grandioze dhe të lashta prej graniti të ndërtuara në Qarkun e Neronit, ku mikloja me shpirt dhe mendje bazilikat e stërlashta, si të ishte çdo gjë e shenjtë, hyjnore…. Aq hyjnore ishin tërë ato begati dhe mrekulli artistike të cilat i krijoi Mikelangjelo, dhe shikimet e gërshetuara me përjetimin e shpirtit dhe të trurit, sytë thellohen në atë botë zotash si prekje e pare, dhe mendja të thotë: ne ç’parajsë jemi? Ose, i bën pyetje vetes: si e krijoi Zoti boten?! I shikon dhe shikon ato piktura e skulptura në tërë Vatikanin dhe ato sheshe e muze të Romës… Aty, unë dhe fëmijët e mi, atë verë pamë dhe përjetuam bukurinë dhe pasurinë mahnitëse, madhështinë e një religjioni dhe shteti, të racës italiane të Romës…. Asaj vere plazhet në bregdetin “Jon” në Ostio Lide ishin mbushur plot e për plot…
Në Romë njoha shumë njerëz të profileve të ndryshëm…. Njoha edhe Gjelosh Gjokajn. Pastaj edhe për disa emigrantë shqiptarë, si Mentor Çokun, Ernest Koliqin, priftin dhe “hoxhën” Beqir Maloku, Sabaudin Haznedarin etj.
Për ta kisha dëgjuar edhe më herët, por deri në ato çaste nuk kisha pasur rast të takoja ndonjërin prej tyre. Ndërkaq, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, kishte të dhëna dhe dinte pothuajse çdo lëvizje, veprim, madje, nëse mund të them kështu, edhe për çdo “frymëmarrje” të tyre.
SDB-ja kishte rezidenca dhe celulat e veta në Romë, Vjenë, Francë etj..
Së shpejti u njoha edhe me disa shqiptarë të Malit të Zi. Ata më tregonin shumë ngjarje interesante për një prift të lindur në Kotar, i cili pas luftës kishte ikur nga Jugosllavia. Më thanë se kohët e fundit ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Tregonin se në Romë ka shumë emigrantë “ekstremistë”, madje edhe të atillë që shumë herët kishin kaluar nëpër kampin e refugjatëve “San Sabo” afër Triestes. Nëpër këtë kamp karantinë kalonin personat të cilët, sidomos pas Informbyrosë, iknin dhe ilegalisht e kapërcenin kufirin jugosllav e hynin në Itali. “Ikjen” e disa personave e kurdiste vetë UDB-ja dhe KOS-i.
Grumbullova shumë të dhëna të rëndësishme dhe me interes edhe për disa të ashtuquajtura “kampe transitorë” për refugjatë në Romë, të cilat, në të vërtetë, më shumë u ngjajnë “serviseve” për pranimin e refugjatëve, siç ishin POA dhe VÇÇ.
Këto ishin strehimore “të pavarura” dhe si rudimente të vetme të kampeve transitore “Kapua” dhe “Latina”, në dallim nga koha kur funksiononte “San Sabo”, refugjatët nuk futeshin në ndonjë kamp të veçantë, që t’i nënshtroheshin veprimeve speciale si në “Latina” (periferi e Romës), por bëheshin formalitetet rreth sigurimit te azilit për punë dhe nga ana e një komisioni të veçantë për emigracion, shqyrtoheshin kërkesat e tyre për të shkuar në vende të ndryshme të Perëndimit, sidomos në Amerikë, Kanada, Zelandë e Re dhe Australi.
Të gjitha këto punë bëheshin nëpërmjet servisëve të caktuara që shërbejnë si ndërmjetës, ndërsa procedurat speciale i kryenin vetë ambasadat e vendeve ku refugjatët shkonin për të punuar. Pjesa dërrmuese e tyre ishte e kategorisë së refugjateve ekonomikë. Në secilin prej këtyre “servisëve” punonin personalitete eminente emigrantësh, të cilët, të ndihmuar nga qarqe të ndryshme, kishin ndikim vendimtar në jetën dhe ardhmërinë e refugjatëve. Në to qenë angazhuar edhe forca të tjera, shërbime të shumta informative e policore dhe organizata emigrante.
Me ndihmën e mikes sime, Nora Parizi, arrita të siguroja shumë të dhëna informative dhe dokumente të rëndësishme. Ajo ishte referente kryesore dhe sekretare në VÇÇ. Për mua e dinte se isha mik i “Karpo Dragobias” dhe nip i tezes së Arshi Pipës në SHBA, tek i cili unë shkoja atëherë. Isha informuar për disa refugjatë shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me Radio-Vatikanin, në emisionet në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre u njoftova me një mik të Tajar Zavalanit, i cili kishte punuar me të edhe si bashkëpunëtor i Radio-Londrës (ju flet Londra, emisioni në gjuhën shqipe), i cili më dha lidhjet për kontakt me Eqerem Maçin dhe Qazim Lushën.
“Ne do t’jua rregullojmë qëndrimin, do t’jua sigurojmë lejen për punë dhe shumë çështje të tjera, madje edhe azilin… Të gjitha këto nxirren me shumë peripeci dhe me sakrifica”, -u thoshin shpesh klientëve të tyre, emigrantëve, ndër ta edhe të tillë që ishin të lidhur me policinë, të cilët gjendeshin në situate të palakmueshme dhe endeshin nëpër rrugët e Romës, siç ishin Ruzhdi Çapri etj..
Nëpërmjet lidhjeve që kisha, kuptova se me Mentor Çokun mbanin lidhje dhe korrespondencë me shkrim, edhe disa shqiptarë nga ana e Ohrit dhe Strugës. Në mesin e tyre, si i dyshimtë që mbante lidhje me UDB-në në veçanti ishte poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës, i cili mundohej t’i ndihmonte shqiptarët që merrnin rrugët e Amerikës…
Shërbimi Sekret Jugosllav, që atëherë në mënyra të ndryshme bënte presione të çuditshme ndaj qytetarëve shqiptarë në Romë. U kërcënohej, duke infiltruar në radhët e emigracionit persona që haptas ofronin shërbimet e tyre me qëllime të caktuara, të përçarjes, intrigës dhe…
“…Duhet të jeni të lumtur që unë jam këtu. Për ju mund t’i bëj të gjitha, pa ndonjë pasojë. Më njoftoni personalisht për të gjitha hallet dhe për vështirësitë që ndeshni. Unë jam ai dhe i vetmi që mund t’ju ndihmoj, madje edhe azil të siguroni dhe të kaloni në çdo vend që dëshironi’, – u thoshte Mentor Çoku ose Ymer Koçi.
Isha informuar se Mentori dhe të tjerët frikësoheshin pa masë nga Shërbimi Sekret i Sigurimit Shtetëror, të cilin ata ende e quanin UDB-ja, e që vazhdimisht u qëndronte pas gjurmëve, si hije. Në të vërtetë, atëherë Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, pa ndonjë vështirësi të madhe, informohej për veprimet dhe bëmat e tyre. Nëpërmjet miqve të tyre më të ngushtë mësonte për konfliktet, për mospajtimet ndërpartiake, që shpesh merrnin fund me larje hesapesh ndërmjet emigracionit në Çikago, Nju-Jork, Dyseldorf, Bernë dhe vende të tjera, të Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Amerikës.
Udhëheqjet e emigracionit shqiptar, si ideologë influencë në radhët e “Ballit Kombëtar”, “Frontit Nacional”, “Legalitetit”, “Lidhjes së Prizrenit”, “Lidhjes së Kosovarëve” etj., derdhnin benzinë në zjarr. Këta, ndonëse në pamje të parë të përzemërt dhe bashkëmendimtarë politikë, pas shpine sikur kënaqeshin me dyfytyrësinë dhe smirën dhe nga thellësia e shpirtit urrenin njëri-tjetrin, spiunoheshin reciprokisht.
Kjo shtresë u takonte zemërkëqijve dhe llumit keqbërës, që për të shpëtuar lëkurën, në rast rreziku tradhtonte edhe më të afërmit e vet.
Mjaft domethënës është edhe rasti i organizatës “Besa” të Stambollit, udhëheqës i së cilës ishte Qazim Prodani, i cili gjatë kohës së luftës bëri ç’ka bëri në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, është interesant, se pas disa dekadash qëndrimi në Stamboll, si zogist i përbetuar, ai vuri lidhje, kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me disa spiunë shqiptarë të SDB-së nga Shkupi, Kumanova, Stambolli dhe me ambasadën e Shqipërisë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH) të Tiranës. Mbi qindra emigrantë të këtillë, “urithë të rëndomtë” që kanë kulakë – punëdhënës, si Qazim Prodani në Stamboll, Mentor Çoku në Romë, Haznedari në France e shumë të tjerë në Vjenë, Bernë, Nju-Jork, Sidnei, Toronto, ishin jo vetëm nën vëzhgimin e Shërbimit Informativ Shqiptar, por edhe nën kontrollin e disa qarqeve të tjera të spiunazhit dhe të policive perëndimore dhe lindore, të CIA-s dhe të KGB-së. Një situatë të këtillë kemi edhe në Angli, Belgjikë, Francë dhe Gjermani, ku vepronin “Inteligent Servisi”, M-6 i Anglisë, pastaj CIA ose Mosadi dhe shërbime të tjera sekrete, në njërën anë dhe KGB-ja e disa shërbime informative jug-afrikane, në anën tjetër. Ishte rrezik të hyje në ato anale…
Flitej në Romë, se vite të tëra deri atëherë, edhe Ivan Akimovi kishte qenë dorë e djathtë e Vanço Mihaillovit, një njeri i vogël, zeshkan dhe gjysmëgjel, të cilit i interesonin situatat ballkanike, kryesisht në Maqedoni dhe Bullgari. Si i tillë, Akimovi kishte vënë kontakte të përzemërta miqësie e bashkëpunimi me ithtarët e Ante Paveliqit. Madje, në apartamentin e Akimovit në Romë, janë mbajtur shpesh mbledhje, në të cilat ai shtronte tezat dhe kombinacionet që kishte rreth “fatit” të Maqedonisë. Ai ndihmohej dhe furnizohej me informata që i siguronte nga disa klerikë, si Andrej, Koruniq e të tjerë, të cilët, nga ana tjetër, ishin të lidhur edhe me shërbime të tjera informative dhe institucione sekrete të KGB-së dhe me disa të Perëndimit. Bie fjala, dr. Branko Jeliq, edhe pse drejtpërdrejtë ishte i lidhur me CIA-n, ai mbante kontakte edhe me Shërbimin Informativ Gjerman dhe me shërbimet sekrete shqiptare dhe bullgare. Kishte edhe të tillë që ishin lidhur madje edhe me Shërbimin Informativ të Afganistanit… Të gjitha këto i dinte edhe UDB-ja. Lufta e ftohtë vazhdonte në të gjitha meridianët e botës…
ERNEST KOLIQIN E TAKOVA NË ROMË
Një ditë vere të vitit 1974 gjersa arratisesha për në BOTËN E LIRË andej Oqeanit, lidhja operative e UDB-së të cilin e njihja më herët ,,Federiko Amati,, i cili vepronte në Romë, dhe duke mos e ditur se unë emigroja për në Amerikë, më propozoi që të bënim një vizitë ta takonim Profesor Ernest Koliqi në apartamentin e tij. — Është një djalë shqiptar nga Gostivari i cili emigron për në Amerikë, por ka dëshirë t’ ju takon… Ka punuar si mësues për disa vite, por është përndjekur nga regjimi jugosllav, dhe tani arratiset drejtë SHBA-ve!- i tha në telefon ,,Federiko,,
,,Ejani se ju pres në apartamentin tim!- u dëgjuar zëri metalik i Prof Koliqit.. Derën kryesore të blinduar na e hapi gruaja e cila i shërbente profesorit. Pasi na dëshiroi mirëseardhje në gjuhën italiane. Hymë Brenda, duke e përshëndetur ,,Federiko,, me një ,,Gracie tandi, grazzie perfavore!,,- sepse ky e njihte bukur italishten e kulluar.
,,Para disa javësh kam ardhur këtu në Itali dhe po përpiqem të shkoj për në Amerikë!,,- i thash Prof Koliqit. Por edhe ,,Federiko Amati,, si një agjent i shkathët, ndoshta e kuptoi qëllimin tim, ia priti rrufeshëm duke i thënë Prof Koliqit: ,,Edhe unë po i ndihmoj që të shkon me strehim politik në SHBA-,tha ,,Federiko,, duke u përqafuar përzemërsisht dy burrat e veshur me costume modern. Profesor Koliqin, e njihja mire vetëm nga dosiet secrete të UDB-së që kasha lexuar ( madje edhe revistën ,,Shejzat,, të cilën e merrnim përmes katedrës albanologjike në Shkup, kasha lexuar mjaftë gjëra që i mbaja mend) , por edhe u habita se nga ,,Federiko Amati,, kishte aq ,,lidhje,, të ngushta me Profesorin e madh, emigrant në Romë.
Profesor Koliqi ka shërbyer si ministër i Arsimit në qeverinë shqiptare gjatë viteve 1941 deri më 1944-tën. Kohë kjo kur Shqipëria ishte nën pushtimin nazifashist. Këto fuqi okupatore, pasi pushtuan trojet tona, për të fituar simpatinë e shqiptarëve, realizuan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ai dërgoi qindra mësues në Kosovë, të cilët ishin goxha të kualifikuar. Disa prej tyre kishin mbaruar edhe të famshmen Normale të Elbasanit. Dhe, për misionin atdhetar të këtyre arsimtarëve e përshkruan më së miri edhe dr. Rexhep Krasniqi në librin e tij me titull ,, Komiteti “Shqipëria e lirë” dhe shkrime të tjera,, .
***
Profesor Ernest Koliqi, i cili rrinte prej shumë kohësh në Romë, më së shumti kisha dëgjuar dhe lexuar, sië përmenda, nga dosja e tij sekrete, të cilën UDB-ja dhe SDB-ja e mbanin të evidentuar nën siglën “Strogo pov”, (Tepër rezervat”, si njeri shumë i rrezikshëm për sistemin socialist jugosllav, i cili kishe përjetuar tmerre edhe në burgjet e Bosnës, para se të delte në Perëndim.
Unë me të arritur në Romë, e kisha edhe adresën e saktë, të cilën e mora nga raportet zyrtare të shërbimit ku punoja në Shkup, përmes “lidhjes” dhe informatorit të SDB-së “Doktor Zhivago” e “Federiko Amati”, me një taksist të zhdërvjellët shpejt e gjeta pallatin ku jetonte vigani i letrave shqipe.
Përballë kisha një njeri shtatlartë, shkodranin fisnik dhe bujar, pamjen e të cilit e kisha fiksuar vetëm nga ato fotografi që ndodheshin në dosjen e UDB-së, të sajuar para shume vitesh, ndoshta para dy tre dekadash, kur Ernest Koliqi ishte ende i ri. Sidoqoftë, tani edhe pse ishte disi i moshuar, me i plotë në trup dhe i tulatur në fytyrë, menjëherë e kuptova se ishte personi që kërkoja.
-Jam lindur në Çegran të Gostivarit, vij nga Jugosllavia, -i sqarova duke e përqafuar me ngrohtësi shqiptari sikur të njiheshim para shumë kohësh. Në fakt e njihja. Dija shumë gjëra për të, ndërsa ai nuk më kishte parë apo takuar kurrë.
Hymë në kabinetin e tij të punës. U ula në një kolltuk të tipit barok dhe prej lëkure. Aty njeriu ndihej komod. Në krah qëndronte ,,Faderiko Amati,, dhe disi sytë I kishte të picëruar…Përballë dukeshin në rafte të radhitura shumë libra në gjuhën shqipe dhe atë italiane. Më tej, në një tavolinë ndodheshin disa revista “Zjarri” nga Palermo, por edhe disa ekzemplarë të revistës “Shejzat”, që e kisha njohur në përmbajtje më herët. Këtë revistë e botonte Ernest Koliqi, dhe UDB-ja, SDB-ja nëpërmjet kanaleve sekrete e merrnin rregullisht në sektorin e analitikës, ku dhe e lexoja.
Zonja që i shërbente dhe e ndihmonte në shtëpi, na solli për të pirë disa lëngje frutash të ftohta.
-“Dëshironi edhe një kafe apo kapuçino”, -pyeti zonja.
E falënderova me një “Gracie”, pasi më mjaftonte ai lëng i freskët frutash. Ajo buzëqeshi kur më dëgjonte të flisja italisht, pasi bija në sy që e flisja keq. Megjithatë për të më mbështetur në përpjekjen që bëja duke folur në gjuhën e saj, më vështronte ëmbël. Ishte mjaft simpatike.
Me Ernest Koliqin biseduam gjatë. Ai më ofroi edhe disa libra si; romanin e Martin Camajt “Djella”, novelat “Tregtar flamujsh” dhe ca numra të revistës “Shejzat”.
-Librin tuaj me novela “Tregtar flamujsh”, botimin e hershëm e kam lexuar para disa vjetësh. Jam i impresionuar, -thashë duke i bërë një sqarim se i kam lexuar edhe shumë numra të revistës “Shejzat”. Ai më pa drejt e në sy dhe disi i habitur pyeti se ku i kisha gjetur dhe si ishte e mundur që i kisha lexuar, kur në Jugosllavi dhe në Shqipëri, si gjeje sepse ishin të ndaluara nga regjimi komunist.
-Ashtu është, por unë i kam lexuar, sepse i kam gjetur në rrethana të tjera, -i thashë për të sqaruar se kisha punuar në Shërbimin sekret jugosllav në Shkup. I tregova se si më kishte rënë në dorë dosja e tij poseduar UDB-ja, të cilën e kisha lexuar fund e krye.
Ernest Koliqi mbeti i habitur fare dhe duke me shikuar me ata sy të rrumbullakët, për disa çaste mbet i shtangur dhe gojë hapur.
“Po ju….po……si ka mundësi? Ju jeni zyrtar i UDB-së”, -pyeti me një seriozitet në fytyrë.
Po. Kam qenë deri para disa ditësh. Tani mund të them se jam ish-zyrtar. E braktisa atë shërbim famëkeq dhe jam nisur për në Amerikë. Jam nisur për në emigracion. Në SHBA kam dy vëllezër, kam me vete edhe gruan dhe tre fëmijët e vegjël, -u mundova ta sqaroja sadopak nga ç’rrethana vija dhe se dëshira ime ishte ta takoja para se të fluturoja me aeroplanin e “Al Italia” përtej Oqeanit.
-Dëshira ime për t’ju takuar ishte fisnike dhe pa kurrfarë prapavije. E mora rrugën plor te ju vetëm si njeriu që kam lexuar dosjen personale aq voluminoze, të cilën UDB-ja ua mban të koduar në kasafortë çeliku në Shkup. Adresën tuaj nuk ia mora askujt. Atë e gjeta teksa lexova dosjen tuaj. Ai shërbim e mban të evidentuar adresën. Mora guximin si shqiptar t’u takoja e rrëfeja ca gjëra në relacionin nga vij.
Ernest Koliqi buzëqeshi dhe sytë i shkëlqyen si drita. Pasi u çuan në këmbë më përqafoi dhe me tha: “Ti djalosh je trim, shqiptar i vërtetë dhe i guximshëm. Ti je vetëm shqiptar i virtytshëm dhe i drejt. Unë të falënderoj për këtë që me rrëfen, ndaj edhe të konsideroj se je shqiptar i mirë që vjen prej familje të mirë, prej familje që ka rrënjë e hije të shqiptarisë. Prej sot, në shtëpinë time je si në shtëpinë tënde, je miku im”, -tha ai.
Kështu edhe u miqësuam me Ernest Eoliqin. E vizitoj shpesh dhe bisedonim jo vetëm për librat dhe revistat jo vetëm për kulturën tonë shqiptare, por edhe për preokupime të tjera, të cilat e preokuponin atë; për gjendjen politike dhe jetën në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Më fliste me admirim për Shkodrën e tij, për atë popull fatkeq nën thundrën komuniste. Më fliste për vuajtjet në burgjet jugosllave, që i kishte kaluar tmershëm në Bosnje, edhe vështirësitë e tij të emigrimit, për të mos u kthyer më. Kjo jetë larg Shkodrës së tij të dashur, e bënte të vuante edhe më. Përmes Ernest Koliqit njoha edhe shumë figura e personalitete të kulturës dhe kauzes sonë kombëtare shqiptare në emigracion, në Itali dhe në Amerikë. Njoha dhe një tabor burrash të cilët shkruanin dhe bashkëpunonin me Ernest Koliqin, dhe me revistën “Shejzat”, siç ishin Martin Camaj, Voreo Ujko, Gjelosh Gjokajn, Bale Kosovën, Zef Oroshin në Bruklin të Amerikës, etj., etj.. Atë ditë që do të fluturoja me avionin “Jambo xhet” për në Amerikë. E takova Ernestin, e përqafova dhe e përshëndeta ngrohtësisht. Dukej se mosha e kishte lodhur, por edhe pse i tulatur mundohej të ecte me hapa të rënde dhe ngadalë, me kujdes. Ashtu e kishte shprehi të ecte, i vrenjtur në fytyrë me hapa si “Hija e maleve”, dhe më përqafoi edhe një herë, duke me dhënë dy porosi, një letër t’ia jepja në dorë mikut të tij të ngushtë në Amerikë, at Zef Oroshit. Më tha se pasi të vendosesha, t’i bëja një telefonatë se mbërrita mirë. Premtova se këtë do ta bëja më shumë dëshirë, në veçanti do të bisedoja për shumë gjëra, që kishim me Zef Oroshin.
Më pas Ernest Koliqi, ai burrë me shikim si të shqiponjës, më përshëndeti me një “arividercci!”.
Hapat e mi shpejtonin trotuarit të Via Nomentana të Romës. Një ndjenjë malli dhe mendimi më kaplonin për shkodranin fisnik, në sytë e të cilit vëreja lotë mërgimi. Kështu e njoha Ernest Koliqin!
-Aferim! -i thashë, duke e përshëndetur, sepse ato ditë fluturoja me avionin superior ,,All Italia,, nga Roma për Njujork…
Arividercci Roma !
Në Njujork u takova me Rexhep Krasniqin
Llindi në Gjakovë më 24 prill 1906, i biri i Hoxhë Dedës, familja e të cilit ishte me origjinë nga Malësia e Gjakovës.
Mbasi kryen shkollimin e duhur në Gratz dhe në gjimnazin e mirënjohur të “Theresianum”-it në Vienë gjer më 1929, nisi studimet për histori pranë Universitetit të Vienës duke përgatitur për tezë doktorate “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore” me relator prof. Carl Patsch, kryetar i Institutit të Balkanologjisë pranë Universitetit të Vienës, albanolog dhe historian i mirënjohur.
Pas shumë angazhimeve të tija atdhetare në Amerikë, ai kontribuoi shumë edhe rreth ,,Komitetit,, i cili më pas u ristrukturua me qendrën e saj në Nju Jork. Pas vdekjes së Frashërit në tetor 1949, Hasan Dosti e mori përsipër,[por më vonë Rexhep Krasniqi një shqiptar nga Kosova u bë kryetar me mbështetjen e Xhafer Devës që më parë ishte vendosur në SHBA. Abas Ermenji vazhdoi të punonte në Francë, ku botoi revistën “Qëndresa Shqiptare”.
Komiteti bashkëpunoi me CIA-n në formimin e njësisë ushtarake të quajtur ,,Kompania 4000,, të vendosur në Hohenbrunn, Bavari, Gjermania Perëndimore në vitin 1950. “Kompania” përbëhej nga njësi ushtarake të trajnuara, duke mbështetur Përmbysjen e Shqipërisë komuniste, megjithëse nuk ishte kurrë efektive.
Profesor Krasniqi botoi gazetën “Shqiptari i lirë” nga nëntori 1957 deri më 1970. Ishte një nga nëntë përfaqësimet kombëtare të përdorura nga Departamenti i Shtetit për të krijuar Kuvendin e Bashkësive Evropiane të Kapur (ACEN).
***
Gjithnjë shqiptari ka qenë në rrezik jete dhe ekzistence. Kur Zoti e krijoi botën, – thotë një legjendë e lashtë, – malet e larta ia fali Shqipërisë; Shqipërinë e ndërtoi mbi kodra dhe i fali qëndresën! Si shqipe malesh! Me krah hapur shqiponjë, zhgabë me dy krera, e që në fakt,simbolizohet dy krahinat legjendare shqiptare: Kosova dhe Çamëria, kurse trupi i shqiponjës është vetë Shqipëria jonë !…
Kjo legjendë ka një logjikë dhe nga shumë aspekte i përgjigjet realitetit, temperamentit dhe psikologjisë së shqiptarit, ngase ky popull që ka shumë karakteristika interesante ka një traditë të rrallë, vese dhe doke që më së shumti i do malet, pushkën, gurin e diellin. Më së shumti i pëlqen jeta mbi bjeshkë të larta e me fytyrë të kthyer nga fushat apo nga deti. Shqipëria, zaten, dhe të gjitha tokat mbar-arbërore kanë një pozitë të jashtëzakonshme strategjike e gjeopolitike në Ballkan e Evropë, duke filluar buzë hyrjes në Adriatik, pranë portës së Otrantos që ndan tokën ballkanike dhe atë Apenine me një distancë prej vetëm shtatëdhjetë kilometrash. Kjo edhe i jep Shqipërisë dhe mbarë tokave shqiptare pozitë të posaçme strategjike, gjë e cila edhe i solli vështirësi dhe halle e telashe më të mëdha popullit shqiptar. Prandaj edhe në histori njihet kombi shqiptar si një komb trim e me traditë, me një histori të bujshme por edhe mjaft tragjike. Kështu fati e deshi që populli ynë të fitojë jetën e vet mbi male, në bjeshkë e në tokë të bekuar, ku ia vranë ballin shumë stuhi që frynë ndër shekuj dhe që i njeh historia e lashtë dhe ajo më e reja, duke përfshirë këtu fatin tragjik të shqiptarit prej Kosove e deri në Çamëri.
Është e vërtetë se populli ynë ka qenë ngushtë i lidhur për Tokën dhe atë e ka lëvruar me eshtrat e veta, e ka ujitur me djersën e vet, e ka mbjellë për të siguruar bukën dhe ekzistencën. Kështu shqiptari edhe ka jetuar nga Toka, nga Die11i, nga Mali dhe nga Pushka (në vetëmbrojtje), ka jetuar dhe jeton edhe sot si komb fisnik i dalluar në botë, si racë njerëzore, si super-racë që historinë e vet e ka në Tempullin e madh Kombëtar.
Grabitja e Çamërisë dhe e ca trojeve të tjera arbërore për ne nuk janë çështje minoriteti, grindje për kufij apo mosmarrëveshje brendapërbrenda shqiptarëve, por janë ndarje e një trungu, e një trupi, ndarje e Tokës shqiptare. Prandaj, edhe Shqipëria ka mbetur e gjymtuar e populli i saj rënkon e vajton, qan edhe dasma kur bën sepse Kosova dhe Çamëria e saj janë nën pranga. E shqiptarët kudo që të jenë, kudo që të jetojnë, e dinë se janë vëllezër të një gjaku, të një trungu, të një vatre, të një race e të një flamuri.
Vaji i shqiptarit është kënga, – thotë një këngë popullore. Plagët tona janë të mëdha, por urtësia dhe guximi ynë janë si të Prometeut.
Të flitet për fatin tragjik të shqiptarit dhe për Tokën e Arbërit, përkatësisht të meditohet diç rreth çështjes sonë, rreth aktualitetit shqiptar, është e pamundur të mos theksohet diçka nga historia, nga përvoja apo dhe fati i arbrit shumëshekullor që nga koha e Skënderbeut, apo nga vitet para dhe pas Betejës së Kosovës, nga koha e Bogdanit, Gjergj Elez Alisë, Ali Pashë Tepelenës, Abdyl bej Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Haxhi Zekës, Bajram Currit. Është e pamundur të mos përmenden edhe dyndjet arbëreshe nga koha e Jeronim De Radës, Gjon Buzukut. Për më pak, të mos përmendet koha e rilindësve e Mic Soko1it, Azem Bejtës, Shote Galicës. Dua të them vetëm dy fjalë. Po, por kujt se? Dua të meditoj ca për këtë tokë të mohuar, për këtë popull të syrgjynosur, për këtë komb e racë me gjymtyrë të këputura, që ka një histori e trimëri të rrallë, të bujshme e të madhe. Një tokë, tokë arbërore, tokë ilire, tokë e mohuar, tokë e pushtuar…. Ilirida…. Kosova… Çamëria! Dhe një popull i mohuar, por i pandalur!
Dhe, të shkruash diçka për fatin e shqiptarit do të thotë t’u dedikosh një libër të madh martirëve të moçëm dhe atyre të rinjve, të ditëve të sotme, që kanë rënë dëshmorë për lirinë e kombit dhe të atdheut. Kjo do të thotë se nuk do të bëjmë po1itikë, as do të paraqesim botëkuptime shoviniste apo qëndrime arbitrare, por aq sa mund e dimë, do të bëjmë fjalë për një të vërtetë të madhe, për të vërtetën e shenjtë njerëzore. Do të shkruajmë, pra, për popullin tonë i cili jeton i gjymtuar, i cili që moti rënkon, vajton, qan, por qëndron me shpresë e dinjitet të fortë se do të gëzojë liri të plotë kombëtare nën flamurin kuq e zi. Shqiptarët ndër shekuj faktor dhe element me rëndësi në Ballkan, janë popull që nuk mposhtet, nuk përkulet kurrë. Ai me të drejtë shpreson se së shpejti do të çelë behari në të gjitha trojet shqiptare dhe Kosova e Çamëria do të gëzojnë liri e hare, do të bëjnë dasmë të madhe duke sjellë, siç thotë populli, NUSEN me njëmijë krushq, Nusen e lirisë së Arberit me duvakun në krye, shqiponjën dykrenore të qëndisur nga Marigotë tona. Mendja ma thotë ky është një meditim i bukur për brezat që vijnë, një histori apo rrëfim më vete, përqafim nga Kuvendi i Maleve tona heroike të tokës së Arbrit që në horizontin e lindjes e puth Diellin aq afër, e atje poshtë miklon buzët e Detit blu, të fushës së Pollogut me ara të mbjella me të bardha, e hëna nuse puth vetullën e vashës mbi kurriz të maleve të Dardanisë…
***
Pas një rikthimi të trajtimit në shkrimet e mia mbi spiunët dhe informatorët e UDB-së , vendosa të ribotojë një shkrim që jam duke e punuar që më herët, sidomos duke e poseduar faktin nga arkivat se mjaft emra shqiptarësh lakoheshin gjithandej dhe në përgjithësi, kanë qenë prej vitesh e dekadash të helmuar nga rrjetet e angazhimeve të tyre dhe rrëfimet mbi to dhe ato zhvillime spiunazhi mbeten gjatë në “arkivat sekrete” të së kaluarës komuniste,siç janë ato të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, por edhe ato të Sigurimit nga Tirana kur është fjala për ndjekjen dhe spiunimin e aktiviteteve dhe personalitete nga rradhët e mërgatës shqiptare në Perëndim, veçmas në Amerikë. Kjo, zatën, ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, informatorët e kategorive të ndryshme dhe dosiet secrete etj. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme:
“Gaforja”, “Dizajneri”, “Ferdinandi”,“Profesori”, “Inxhinieri”, apo shumë pseudonimetë tjera si “Krokodili”, “Sqepi”, ,,Qukapiku”, apo “Çiftelia”, ,,Llulla” etj.
Shefat dhe operativët e UDB-së dhe KOS-it jugosllav në Shkup dhe Beograd gjatë kohë janë marrë me dosjen time, informatorë, spiuna e bashkëpuntorët të angazhuar që kanë bërë raporte nga më të ndryshmet, një pjesë e tyre e ,,shoshitur,, gjenden edhe në dosjen time personale me shifër: 12-II-13453-OA. E formuluar që nga Nëntori i vitit 1968. deri në Tetor 1981,dhe pas burgosjes sime, vite që kam kaluar në burg, madje bile edhe mas daljes nga kazamatat, kam qenë I ndjekur dhe vëzhguar, duke vazhduar ta mbushnin atë dosje agjentët si zagari Saqip Killari etj. për ,,lëvizjet,, dhe aktivitetin tim pas daljes në ,,liri,, ose i hetuar mos vallë, mbaje kontakte apo correspondence me krerët e emigracionit jashtë shtetit, sidomos me Alinafi Hoxhën dhe ,,Lidhjen e vardarit,, në Marsej të Francës apo me ata të cilët I njihja dhe kasha kontaktuar gjatë verës 1974, gjatë qëndrimit tim në Romë dhe kontaktet e mia me Prof Ernest Koliqin, madje kalimi im në SHBA dhe kontaktet me Rexhep Krasniqin, Zef Oroshin, Hasan Dostin, hafiz Jusuf Azemin, Ajet Rushitin etj. në Çikago, mbeten mbresa dhe kujtime për të shkruar në të ardhmen, e që për UDB-në kishin mbet si therra në sy…Në shënimet e mia operative qartëërehet se Shërbimet inteligjente jugosllave, UDB-a dhe KOS-i dhe shërbime të tjera, ishin shtrirë deri lart në ministritë kryesore të shtetit komunist sin ë Beograd njashtu edhe në Tiranë.
Agjenti i zbulimit të Shqipërisë ka emrin e një filozofi të lashtësisë greke, që tani nuk e kujton. Është i apasionuar pas gjuetisë, por sytë i ka herë kah ASFALIA greke dhe Athina e here kah UDB-a dhe Beogradi…Këtë fakt e mësova në Romë të Italisë gjatë arratisjes sime, në vitin 1974…Në Romë nepërmjet diplomatit shqiptar me nofkën ,,Xhemali,, dhe agjentit të UDB-së ,,Federiko Amati,, i cili në atë kohë mbante kontakte me sekretarin e ambasadës së një vëndi perëndimor në Tiranë, që kryente edhe detyrën e zbuluesit që nga viti 1973, ai kishte vënë në shërbim të tij edhe agjenten kroate të quajtur ,,Sllavica,, një vajzë që sigurisht mbante emër të shifruar. Me të cilën ka pasur edhe mardhënje intime. Siç me tregoi në Romë ,,Federiko,, asaj i çoi edhe një televizor dhuratë, e cila jetonte në adresën ,,Voja Nomentana ,, nr.22, në afërsi të Sheshit ,,Fontana di Trevi,, (!) … e që kjo është një storie dhe rrëfim më vete.
(Shkrimet e mia ishin ,,therrë,, në sytë prej djalli të udbashëve shovinista…!)
( vazhdon)
__________________
Biografia e Nafi Çegranit, sipas WIKIPEDIA-s. Lindi më 10 tetorë 1946 në Çegran, Komuna e Gostivarit, RSFJ(sot Maqedonia e Veriut). Studjoi gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup, kurse pas daljes nga burgu diplomoi gazetarinë në Tiranë . Është autor i disa përmbledhjeve me poezi si ,,Orfe i vrarë,, i botuar në Elbasan më 1995, ,,Qiell me barë,, ,,Kështjella e vetmisë,, SHB ,,Luma,, Tetovë, ,,Gjethe vjeshte,, Tiranë dhe librit publicistik Ballë për ballë me vdekjen 1. dhe Ballë për ballë me UDB-në , që patën jehonë dhe bëri bujë të madhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nafi Çegranit gjersa merrej me gazetari në Shkup, më 1981 UDB-a ia kurdisi një proçes gjyqësor me akuza të manipuluara dhe të rreme në Zenicë të Bosnës,e ky proces ishte një farsë, ishte konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke e dënuar fillimisht me vdekje-pushkatim, e më pas dënimin ia kthyen në 20 vite burg të rëndë, prej të cilëve afro 12 vite i kaloi në kazamate. Tani gjendet në liri dhe merret me shkrime e krijimtari letrare. Themelues i radios së parë lokale në gjuhën shqipe në Shkup ,,Kanali 4,, Ka vite që drejton TV regjionale “‘Zëri i Çegranit”‘ në vendlindjen e tij në Çegran të Gostivarit.