Ministri Liburn Aliu blenë banesë në Lagjen më luksoze të Prishtinës
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, vitin e kaluar ka blerë një banesë në lagjen më luksoze të Prishtinës “Marigona Hill”.
Banesa, ku ka blerë shtëpi edhe presidentja Vjosa Osmani, kap vlerën prej 103 mijë €, përderisa ministri Aliu i ka paguar fillimisht 23 mijë euro, raporton portali Front Online.
Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, ministri Aliu për 103 mijë euro e ka blerë një banesë rreth 90 metra katror dhe 22 metra terracë.
Në fund të deklarimit të pasurisë, i pari i Infrastrukturës në Kosovë ka deklaruar se me kompaninë “Marigona Hill” ka lidhur edhe një para-kontratë për blerje të banesës me vlerë 103,000.00€ me 19 tetor 2020, në mes të kësaj kompanie dhe mua personalisht, nga të cilat janë paguar 20,000.00€ janë paguar (pas mjeteve të marra të kompensimit për ish të burgosurit politikë) dhe 83,000.00€ kanë mbetë të papaguara me afat deri në dhjetor 2023, me mundësinë e ndryshimit të kontratës në rast të mosarritjes së realizimit të pagesës, raporton Front Online.
Sa i përket të hyrave të tij, përpos pagës Aliu ka bërë të ditur se më datë 09 tetor 2020 i janë transferuar mjete në vlerë prej 25,350.60€ në emër të kompensimit për të burgosurit politikë.
/Front Online/