Kunati i Albulena Haxhiut: I bëj thirrje Kryeministrit t’i punësojë aktivistët e VV-së
Shkumbin Krasniqi, vëllai i Alban Krasniqit, asamblist në Malishevë, është avancuar para disa ditësh nga pozita e postierit në zyrtar për kujdes ndaj konsumatorëve në Postën e Kosovës.Krasniqi në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se referimi si “vëllai i asamblistit” është tendencioz dhe i padrejtë.
Ai ka thënë se “i bëj thirrje kryeministrit Kurti që t’i punësoj aktivistët e Vetëvendosjes sepse vetëm me aktivistë të devotshëm mund të shkojë shteti përpara”
Ai ka thënë se nuk është avancuar në pozitë nga Lëvizja Vetëvendosje.“Nuk e di pse i keni nisur shkrimet me vëllai i asamblistit. Në lajmin e gazetares suaj kam gjetur shumë padrejtësi dhe të pavërteta si për shembull paga, ka diferencë të madhe. Mua nuk më ka avancuar as vëllai e as Vetëvendosja”, ka thënë tutje Krasniqi.