fbpx
Lajme

“U akuzua se privatizoi 100 hektarë tokë dhe ka mbi 3 milionë euro pasuri, kandidati i VV-së për Ferizaj”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani duket se do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të komunës së Ferizajt nga kjo parti. Ai pasuri të paluajtshme ka deklaruar mbi 3 milionë euro. Gjithashtu, ai ishte akuzuar se ka privatizuar mbi 100 hektarë tokë ku po ndërtohet një lagje luksoze në Ferizaj.

Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, media merr vesh se ai tashmë i ka hyrë garës së brendshme në procesin që po zhvillohet për të përzgjedhur kandidaturën për të parin e kësaj komune.

Në një përgjigje për Infokus, Valon Ramadani, i cili është kryetar i degës së Vetëvendosjes në Ferizaj ka thënë se për këtë çështje është herët të flitet.

“Aktualisht procesi i brendshëm i përzgjedhjes është duke vazhduar dhe brenda katër ose pesë ditëve besoj se do të dalim me një përfundim nga partia”, ka deklaruar ai.

Korrekt Press mëson se Valon Ramadani është i vetmi kandidat i cili ka deponuar në zyrat e këtij subjekti politik në Ferizaj kandidaturën e tij për të parin e qytetit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close