fbpx
Lajme

Gjatë takimit me CIA-n, Klosi i tha Veselit: Është nder e krenari që ta mbajë ty pallton

Rrëfim nga Shefi i Kriptoanalizës në Shërbimin Informativ Kombëtar z. Vexhi Halili.

Fatos Klosi me krenari ia mbante pallton Kadriut

“Takimi i thirrur pritej të fillonte. Pritej vetëm arritja e Kadri Veselit. Në këtë pauzë unë shikoj pjesëmarrësit. Në krye të tavolinës ishte njëri nga shefët e CIA-s për Ballkanin e që mbulonte problemet në Kosovë, Thaçin, Fatos Klosin (shefin tim) dhe Paskal Milon, ish ministër i Punëve të Jashtme në Shqipëri si dhe shumë të tjerë që nuk i njihja. Ishin të sikletosur ca për vonesën e Kadriut, por Klosi tha se i doli një punë, por nuk vonohet. Në fakt u vonua 15-20 minuta dhe sapo hyrë në sallë, i pari që u ngritë në këmbë ishte Klosi e më pas edhe të tjerët. Me atë pallton e gjatë e të zezë dimërore, Luli (Kadri Veseli) dukej shumë i skuqur në fytyrë nga fajësia e vonesës.

Ai duke kërkuar falje për vonesën, e zhvishte pallton dhe pashë Klosin që tentonte t’ia mbante atë e Luli me mirësjellje nuk pranonte, por Klosi këmbëngulte. ‘Është nder e krenari që ta mbajë ty pallton e që të të shërbejë në sallë është pak ore djalë.’ – i tha Klosi. ‘Të lutem prof, mos.’ – ia ktheu Luli. Takimi zgjati dy orë nga ku edhe u nxorën konkluzionet e duhura.” – vazhdon ish oficieri.Kthimi me Kadriun me urgjencë për Kukës“Pa e mbaruar darkën mirë, Kadriu më thotë: ‘Prizren çohu se do të nisemi për në Kukës.

Natyrisht se ne nuk e dinim se ku na pret e na zë puna. Këtë fat e kanë pasur qindra e mijëra pjesëtarë të UÇK-së. Biseduam mbi pesë orë gjatë rrugëtimit. Në një moment më thotë: ‘Prizren, çështja për të cilën nuk toleroj aspak dhe në asnjë rrethanë e çmim, është tendenca për ta përzier luftën e shenjtë çlirimtare të UÇK-së me luftën fetare.’ Ne veç kishim informacione për tendencën e tillë. Kjo lloj tendence apo “joshje”, kryesisht vinte nga Shërbimet Intelegjente të Beogradit, por ca edhe nga Athina. Tendenca ishte diskreditimi i UÇK-së para faktorit ndërkombëtar për ta paraqitur atë si krijesë të Lindjes. Plaku na kishte ftuar në Krumë për t’u takuar urgjent dhe na thotë se kanë kërkesa nga organizata e grupe të panjohura muslimane për t’iu bashkuar UÇK-së.

Luli i përgjigjet menjëherë: ‘Plak, për çdo problem të kësaj natyre, por edhe të tjera të cilat kërkojnë më shumë kujdes, në trajtim do ta kesh në gatishmëri gjithnjë “Prizrenin”. Çështja e kombit me ato fetare kurrë nuk do t’i toleroj të përzihen, sado të dhimbshme e të kushtueshme të jenë pasojat. Këtu është vija e kuqe. Kush dëshiron të luftojë për çështje kombëtare, është i mirëseardhur.’ – ishte porosia më e prerë dhe e vendosur e Lulit që e kisha dëgjuar gjerë më tani.” – përfundon rrëfimin për sot Vexhiu.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close