Burri i Vjosa Osmanit: Një pseudoportal i financuar nga Bahtiri nuk la gënjeshtër pa fabrikuar
Kryetari aktual i Mitrovicës z. Agim Bahtiri vazhdimisht është akuzuar se financon mediume të ndryshme të cilat merren me “FAKE NEWS”. Në vitin 2019, ishte Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani i cili e akuzoi rëndë z. Agim Bahtiri në lidhje me prodhimin e lajmeve të rreme kundër Vjosa Osmanit.
Po ju sjellim reagimin e plotë:
“Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave uleshin bashkë e fabrikonin lajme të rreme, shpifje”, ndërsa me emër ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, se qëndron parapa fabrikimeve të lajmeve të rrejshme. Postimi i plotë i Sadriut: Sulme, shpifje, sajime, gënjeshtra, fabrikime e idiotizma. Nuk u la gjë pa u përdorur kundër Vjosës, mua dhe familjes sonë nga dy anët e bolshevikëve. Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave uleshin bashkë e fabrikonin lajme të rreme, shpifje. Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë. Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral. U fabrikuan video montazhe, foto montazhe e cka jo tjetër. Temë negative nëpër medie u bë edhe fakti se unë nuk kisha votuar në të njejtin vend votim sikur Vjosa. Kjo u bë pikërisht ditën e votimit.
Deri aty shkonin metodat stasiane të sulmeve të oponentëve. Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin. Kosovës i duhet shembull i vlerave më të larta të demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët, duke njollosur të tjerët. Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Në një Kosovë ndryshe, por pa bolshevikët!