Lajme
Albulena Haxhiu: Thaçi e Veseli refuzuan takimin në Hagë me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në emisionin infobox në RTV Dukagjini ka treguar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk deshën ta takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.
Thaçi e Veseli refuzuan takimin në Hagë me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, por njëra nga arsyet mund të jetë se pikërisht në kohën sa Albulena Haxhiu ishte deputete e VV-së në Kuvend, e kishte quajtur kriminel z. Kadri Veseli edhe pse asnjëherë nuk kishte prezantuar ndonjë argument apo provë.