Lame: Kam biseduar me Fatmir Haklajn dhe KFOR-in gjerman për t’i çarmatosur të FARK-ut
Gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997-1999) Kudisi Lama ka qenë komandant i Divizionit të Kukësit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ai në një intervistë ekskluzive për emisionin Pa Rrotlla, kishte treguar detaje të pathëna për bllokimin e trupave të FARK-ut në zonën e Kukësit e në Shqipëri.
Ai në emision tregoi se “në ora 9 të darkës më thirri në telefon Fatmir Haklaj i cili ka qenë komandant i policisë në Bajram Curr, dhe më tha; gjeneral si të veprojmë, të zbatojmë urdhërin tënd apo të bëhemi të pasur”.
Pas këtij komunikimi Gjeneral Kudusi Lame tregoi se “kjo më stopoi dhe befasoi sepse ai nuk ishte vartësi i imi, ai ishte polic i rendit, por unë i thash o Fatmir, por pyete zemrën si të thotë ajo veproni”. Pas kësaj duket se Fatmiri ishte tallur dhe kishte qeshur, dhe i kishte thënë “fol o burrë fol se mbetëm këtu gjithë ditën”, pastaj Gjeneral Kudusi Lame u kishte thënë “kthehni mbrapa ka Qafa e Malit”.
Diskutimi kishte vazhduar më tutje sepse makinat kishin mbetur pa karburantë dhe Kudusi Lame u kishte thënë “le ti mbushin me karburantë sepse ata kanë para dhe asnjë të mos dal nga makina, por vetëm nga një njeri për çdo makinë dhe atë i paarmatosur”.
Sipas tij përpos me Fatmir Haklaj ai kishte biseduar edhe me KFOR-in gjerman për t’i çarmatosur. Sipas Kudusi Lames ajo ishte bandë dhe nuk ishte strukturë institucionale. Sipas tij ajo ishte një bandë shumë e rrezikshme dhe sikur të futej në Kosovë do të ishte bërë një vatër e luftës civile.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=nwaFHq-yHD4 1:01:00