Frikë e madhe në VV, fillon sponzorizimi i Lajmeve të Rrejshme kundër Përparim Ramës kinse për emërimin e drejtorëve
Debatet e fundit duket se kanë shkuar në favor të z. Përparim Rama. Tani nga shumëkush po shihet përmbysja e madhe në kryeqytet. Duket se kjo ka krijuar panik tek kampi i Vetëvendosjes. Burimet tona kanë treguar se pikërisht aktivistët e VV-së e kanë hapur një faqe me emrin e LDK-së, ku kanë postuar lajme për emërimet e ndryshme të z. Përparim Rama në pozitat e drejtorëve. Sipas lajmit i cili është sponzorizuar thuhet se “Shefki Gashi dhe Armend Zemaj do të jenë drejtorë të komunës së Prishtinës”.
Pas kësaj, lajmin e sponzorizuar aktivistët e VV-së e kanë shpërndarë edhe në grupin meKryeministrin. Të njejtën strategji VV e ka përdorur edhe në Mitrovicë, ku ishin hapur disa faqe me emrin e tij dhe të PDK-së dhe ishin shpërndarë lajme të rrejshme, ku ishin përmendur disa persona që nuk kanë autoritet në Mitrovicë. Pas kësaj, kishte intervenuar edhe eksperti i kibernetikës z. Hoxhaj i cili kishte mbyllur këto faqe.