“Sulmi me zollë pa predhë, historia qesharake ku ishte Abeja dhe Kadri Veseli”
Njëri nga themeluesit kryesor të UÇK-së z. Kadri Veseli, e kishte treguar një histori interesante, por edhe qesharake në kohën e luftës. Ai tregoi se si një ushtar, i doli tankut përpara për t’a sulmuar, por që zolla e tij nuk kishte predhë.
“Ushtari me nofkën Shtill e tregon më mirë, por ishte një ushtar dhe kur te vjen tanku i i Serbisë i del parpara për ta gjuajtur me zollë, edhe e përdorë njëherë s’bon, e përdorë dyherë prapë s’bon, edhe kthehet i nervozuar me zollë në dorë, kur vjen aty e shikon Abeja (Bekim Berisha) dhe i thotë po s’paska hiç predhë, na kishin shitë zollën pa predhë, kjo ishte situata jonë”
Kjo ishte njëra nga historitë më interesante që mund të kalonte me fatalitet, por pastaj u kthye në shaka për luftëtarët e lirisë.
VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=742058176215177