Kuka: Memli Krasniqi na ofroi paga më të mëdha se të Jahjagës e Thaçit, ai ka punuar shumë
Trejneri me famë ndërkombëtare z. Driton Kuka ka treguar disa detaje të pathëna më herët për rrugëtimin e Majlinda Kelmendit në Xhudo. Fillimisht ai tregoi se kishte probleme për financim edhe pse shumë shtete i kishin ofruar mijëra euro Majlinda Kelmendit për të përfaqësuar shtetin e tyre.
Driton Kuka tregoi se nga Memli Krasniqi gjeti përkrahje të madhe.
“Ministri në atë kohë ka vrapuar për sponzor për Majlindën dhe për mua si trejner, dhe na ka siguru, dhe na ka thanë a jeni të kënaqur nëse ua sigurojë kështu, deri sa na të punojmë në ndërtimin e ligjshmërisë, sepse ajo nuk bëhet lehtë, duhet me kalu nëpër procedura e me shku në Parlament, edhe faktikisht na ka ba një zgjidhje, edhe na ka thanë decidivisht, a është në rregull nëse Majlindës ia bëj rrogën më të madhe se të Presidentes (Atifete Jahjagës) dhe ty më të madhe se Hashim Thaçit, e unë i thash po në rregull është).
Më tutje Driton Kuka ka thënë se “në ndërkohë gjatë mandatit të tij janë rregulluar shumë sene interesant, faktikisht unë kam ditë me shku në zyre të tij me qëndru 3-4 orë e se bashku me i shty shumë procese”
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=_lc4vVAUyLU