fbpx
Lajme

Daut Haradinaj: E pashë një trup të copëtuar, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime

Ish Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një ngjarje të rëndë të luftës në vitin 1998 indirekt e ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për dajën e tij, bashkëpartiakun dhe bashkëluftetarin, Lahi Brahimaj.

Rrefimi i Daut Haradinajt për natën e 2 gushtit të vitit 1998:

Natën e 2 gushtit të ‘98, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.

I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të coptuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.
I ri dhe i pa përvojë që isha , përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve:
“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.
Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.
Vetëm ata që e kanë dhënë jetën e kanë kry luftën…të tjerët vazhdojnë”.
DH

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close