fbpx
Lajme

Publikohet dokumenti: Fadil Hoxha kërkoi që vullnetarisht Kosova t’i bashkohet Serbisë

Një dokument, vërtetësinë e së cilit ende nuk e ka konfirmuar ndonjë autoritet po qarkullon nëpër rrjete sociale. Në thelb, ai tregon se si komunistët e Kosovës, shqiptarë, por jo vetëm, në krye me figurën kontraverse të historisë së Kosovës, Fadil Hoxha bënë rezolutë që Kosova t’i bashkohet Serbisë.

Tash e disa ditë nëpër rrjetet sociale po shpërndahet një dokument i vitit 1945, një Kuvend i Kosovës dhe një mori personash të nënshkruar në të.

Kryesori në ato nënshkrime është ai i kreut të komunistëve të Kosovës në atë kohë, Fadil Hoxhës.

Dokumenti është përpiluar në gjuhën serbe ku në përmbajtjen e tij thuhet: Kuvendi i Kosovës nxjerrë një rezolutë me të cilën vullnetarisht kërkon që Kosova t’i bashkohet Serbisë.

Edhe terminologjia e përdorur aty është “Krahina e Kosovës”.

Në të pos emrit të Fadil Hoxhës që është i nënshkruar në fund, figurojnë edhe emra të tjerë komunistësh të kohës por jo vetem shqiptarë.

Ata në këtë rezolutë kërkojnë që Kosova, siç e përshkruajnë si krahinë t’i bashkohet shtetit të Serbisë.

Deri më tani, dokumenti nuk është konfirmuar si i vërtetë e as demantuar nga ndonjë autoritet. /Insajderi.org

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close