fbpx
Lajme

Zotëriu i Parë u hip skijave si të Schumacherit, i veshur me garderobë rreth 1 mijë euro

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, të shtunën e kanë kaluar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja “firmato” qindra euro e bashkëshortit të së pares së shtetit.

Çifti Sadriu, siç duket nuk janë marrë me punë të shtetit, pasi që presidentja dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur t’iu hipin skijave në Brezovicë, shkruan Demokracia.com.

Sidoqoftë, veshja e Zotëriut të Parë nuk ka sesi të mos marrë vëmendje, pasi që kushton mjaft shtrenjtë. Xhaketa e tij është e blerë në një nga brendet e skijimit më të njohura në botë, Helly Hansen. Me një kërkim të thjeshtë në internet, Demokracia.com ka vërejtur se ky brend norvegjez është më i preferuari i skijatorëve profesionalë.

Demokracia.com në faqen zyrtare të këtij brendi ka parë se çmimi mesatar i xhaketave për skijim të kësaj firme sillet në rreth 500 euro. Madje, ka xhaketa që çmimi u varion deri në 800 euro.

As pantallonat e tij të skijimit nuk kushtojnë lirë. Të njëjtit, në faqen e Helly Hansen, kushtojnë rreth 200 euro, ndërsa ka edhe më të shtrenjtë. Rreth 150 euro kushtojnë të firmave më të thjeshta.

Në foto shihet se Zotëriu i Parë është pajisur mirë për t’u hipur skijave, derisa edhe helmeta që e ka të vendosur kushton nga 100 deri në 200 euro.

Por, më së shtrenjti atij i kushtojnë skijat. Nuk dihet nëse i ka marrë me qira në qendrën e skijimit apo jo, por një palë skija të brendit “Head”, kushtojnë mbi 900 dollarë.

Ndërkaq, presidentja shihet se në skijim ka veshur një xhaketë më të thjeshtë dhe dorëza të lëkurës. Por, pantallonat dhe këpucët i ka pothuajse të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj. Nuk dihet nëse çifti i ka blerë këto rroba në të njëjtin vend. Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu në Brezovicë siç duket kanë qenë mysafir të Sasha Ilic, i cili e drejton qendrën e skijimit./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close