fbpx
Lajme

Kush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si atentator ndaj Enver Malokut dhe Sabri Hamitit

Fatmir Limaj ka zbuluar po ashtu se kush e kishte plagosur Sabri Hamitin e kush e kishte vrarë Enver Malokun.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu ka thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005.

Por kush është Lutfi Ajazi? Emri i tij përmendet edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998, diku në aferësi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Dr. Hafir Shala aso kohe bashkë me dy person tjetër ishte nisur nga Drenica për në Prishtinë për t’ufurnizuar me medikamente për UÇK-në. Ai në afërsi të Prishtinës ishte kidnapuar pasi që ishte ndaluar nga forcat policore serbe. Që nga ajo kohë, Dr. Hafiri figuron i zhdukur.

Në një letër dërguar mediave nga Esat Shala familjar i afërt i Dr.Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, përmend emra konkretë që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së Dr.Hafir Shalës.

Ai në këtë letër përmend edhe Lutfi Ajazin, ish inspektor i sigurimit shtetëror serb, pastaj edhe Fadil Syleviqin, tash pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona. Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun. Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr. Hafir Shales”, thuhet në letrën e Esat Shalës. Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica.

Dëshmia e Limajt në Hagë:

Prokurori: Jakup Krasniqi, që ishte përgjegjës për disa nga komunikatat, dëshmoi se asnjëherë në komunikata nuk ka pasur përcaktim se kush ishte caku (i vrasjes v.j.).

Limaj: Në komunikata nuk ishte përcaktuar se kush duhet të vritej e kush jo, por kur kryhej akti shihej nëpërmjet komunikatave se kush ka qenë ai, pastaj edhe njerëzit e rajonin që e njihnin, kishte përkrahje për atë.

Prokurori: Dëshmua juaj është se UÇK-ja bazohej në njerëzit që e njihnin individët dhe këta në fakt ishin njerëzit që punonin për UDB-në sepse në komunikata nuk e thanë këtë, apo jo?

Limaj: Jo, e ke përpara, p.sh., Enver Bajgora ishte inspektor i Policisë… ka raste të tilla plotë.

Prokurori: A ju kujtohet ndonjë shembull tjetër?

Limaj: Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë.

Prokurori: A mundesh ndonjë shembull tjetër ta merrni që është vrarë për këtë arsye, për shembull?

Limaj: Është e vështirë, por pastaj mund të jetë Zymber Zymberi. Po ashtu ai ka marrë pjesë në përgatitjen e këtyre aksioneve kundër intelektualëve të Kosovës. Është edhe dëshmia që ka dhënë inspektori i UDB-së. Prokuroria ka pasur mundësi të ngre padi…, unë po flas për disa raste publike dhe janë raste konkrete që të tregojnë se cili është orientimi.

Prokurori: Z. Limaj, tani po na thoni që në disa raste bashkëpunëtorët ishin vrarë sepse ata në mënyrë sekrete ishin pjesë e Policisë dhe UDB-së, apo jo?

Limaj: Ka njerëz që kanë zhvilluar operacione të ndryshme siç është rasti i Lufti Ajazit. Edhe sot në Kosovë mendojnë dhe nuk e din se kush e ka bërë. Unë këtu e kam kuptuar këtë. Mendoj se UÇK-ja e ka ditë mirë derisa ka marrë një aksion kundër dikujt.

Fatmir Limaj i reagoi edhe vajzës së Enver Malokut duke i treguar se;

“E nderuara znj.Doruntina Maloku, ashtu siq edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z.Sabri Hamiti.

E nderuar, gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z.Hamiti.

Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB).

Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste.

Shpresoj sado pak t’ju kam ndihmuar.

Me respekt,
F.L” (sic.), ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close