Alarmon ushtari i Batalionit të Atlantikut: Kjo është marrëveshja Kosovë-Serbi që po synohet të arrihet
Ushtari i UÇK-së nga Batalioni i Atlantikut i cili jeton në SHBA, ka lëshuar një status në facebook ku jep disa detaje për marrëveshjen finale e cila po synohet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Uk Lushi i cili mban kontakte edhe me diplomatët amerikanë ka dhënë detaje interesante në postimin e tij.
Ky është postimi i plotë:
Shumë shpejt Kosova do të vendoset nën presion të pranojë ‘Marrëveshje’ që nuk e përfshinë njohjen shtetërore nga Serbia. Mirëpo normalizim të vërtetë mes Serbisë dhe Kosovës dhe mes serbëve dhe shqiptarëve pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë. Uroj që të gjithë shqiptarët kudo jemi ta kuptojmë që nuk duhet të lejojmë të bëhemi monedhë për kusuritje. Na nevojitet bashkim dhe pozicionim në vija të kuqe përtej të cilave nuk pranohet të shkohet. Pa bashkim Kosova mund të thehet. Me bashkim fitojmë maksimumin dhe të ardhme më të sigurt për fëmijët.