fbpx
Lajme

Zeka: Lutfi Ajazi më ofroi shkollim në Kroaci, me provime të garantuara vetëm të punoja për UDB

Eshte folur shume keto dite per Lutfi Ajazin

Shkruan: Milaim Zeka (2016)
Koka e UDB es serbe

Lutfi Ajazi, ka qene njera prej kokave te UDB es serbe. Me largimin e Serbise prej Kosoves, eshte larguar edhe ai bashke me ta.Po si e kam njohur Lutfi AjazinPas shperthimit te demostratave te vitit 1981, une sebashku me grupin e shume shokeve dhe shoqeve, qe na printe Enver Dugolli, vendosem, qe me daten 2 prill 1981, dite pazari, dite e enjte, per ta shpernda frontin e forcave jugosllave, te organizionim nje demonstrate te Gllogovcin e athehershem, Drenasin e tashem.Une siah nxenes ne gjimnazin Luigj Gurakuqi ne Kline. Ora 11 e 15, kurr nuk e harroj kete orar, kisha marre autobusin Kline-Drenas. Kemi qene autobusi i fundit. Enver Dugolli, fillimisht me pak nxenes, pastaj ishin bashkangjitur te gjithe, nexenes, profesor e fshatar qe kishin dale per dite tregu, kishin filluar nje demotrate shume popullore.

Nuk po du te flas as per momentin kur i kam hypur me kembe fotografise se shokut Tito, perpara shtepise se shendetit, as kur kam mbajtur fjalim para Komunes, apo Feronikelit, sepse shkon gjate, edhe duhet te flasin disa te tjere, po po flas per arrestimin tim.Mbasi me kishin arrestuar, policia e Skenderajt, komandanti i Stacionit te policise, kishte dhene urdher qe askush te mos me preke me dore. Ishte Sadri Hamiti. Mirepo kur kane ardhe mem marre: Xhafer Qorri, Tahir Shala, dhe dikush tjeter, qe nuk po du me ja permend emrin, sepse edhe e kam kojshi, edhe eshte sjelle mire me mu, bash deri ne Drenas, jo vetem qe me kane rrahe ahstu te lidhur, po edhe nja njemije te shame mi kane dhane. Edhe ne stacion te policse, Jonuz Terstena, ish komondir i policse ne Gllogovce, jo vetem qe me ka rreh, po edhe sha nanen forte ma ka.Pastaj kane vazhdu torturat e treshes: Ajet Istogu, Xhafer Qorri, dhe Tahir Shalla.

S ka sen te keq qe nuk me kane ba deri ne mengjes. Nje polic, kur me ka qu ne qeli, me ka sjelle buk dhe qebapa, dhe ka ardhe e me ka zgju cdo gjysem ore, qe te mos flija ne qimento.Te nesermen ka ardhe nje njeri, i cili i kishte vendosur kembet mbi tavoline, dhe ftyren po e mbulonte me gazeten Rilindja. Me fole kah del shpirti, ndoshta uen kam ndejete vetem dhjete minuta perpara tije, por me eshte dukur rrafshe dhjete vite.- Une jam Lutfi Ajazi, me tha, pasi qe kishte larguar Rilindjen nga fytyra. Kam degjuar qe nuk po i tregon shoket. Prej Prishtines kam ardhur kastile per ty. Dije qe une e kams htu mu pshurre edhe Adem Demacin, e me fole, jo ty. Nisja e trego, ma mire e ke.- Po s kam cka me tregu, po i thosha une.- Aha, ok. Edhe hynte nje polic. Luta i thoshte: A e sheh kete Milaim Zeken? Po na shane te gjitheve, nje nga nje, deri ne Beograd. Edhe te ma fuste polici grushta e shqelma, deri lodhej.Keshtu vazhduan torturat deri kah ora 5 mbasdite.

Pastaj me nje fiqe, me derguan ne burgun e Prishtines.Torturat qe mi ka ba Lutfi Ajazi gjate 60 diteve te qendrimit tim ne burg, jane te papershkrueshme. Ai ka shku deri atje, saqe ma pati arrestu edhe baben, edhe ma ka sjelle perpara syve te mi, edhe nuk ka lane gja te zeze mbi kete toke pa e poshtru.Pastaj, po ky Luta i Ajazve te Drenices, me pati ba oferte qe me shku me studju ne Rjeke te Kroacise, per mjkesi, edhe i kisha te garantuara te gjitha provimet, edhe makinen, edhe co gja qe doja, vetem te punoja per UDB en.Kur nuk pranova, me mori nje dite, edhe me dergoj tek Prroni i Keq, mbi Mecinet e Klines, edhe deshi gjoja te me vriste.Ky Luta me ka detyru te arratisem nga vendi im, edhe te jetoj tane jeten me mallin e familjes time, edhe te vendit tim. Ky Luta, ka shku edhe ma ka arrestu nanen time, pas vizites te saj te pare tek une, edhe ia ka marre pasaporten. Ky Luta, bashke me do Luta te tjere te Pejes, ma ka arrestu babain e ish gruas time, e kane denu 6 vite vetem pse ka qene ne vizite tek une, po pastaj e arrestuan ne shtator te vitit 1987, edhe isha gruan time, edhe e mbajten plote 9 muaj.Po une jam neri prej mijera te tjereve qe u ka bere te zeza ky far Luta.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close