Adnan Merovci: Kishim dy alternativa, takimin me Millosheviqin ose vetëvrasjen
Adnan Merovci në emisioni “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka rrëfyer një prej ngjarjeve më dramatike të luftës, arrestimi i Ibrahim Rugovës në Prishtinë nga policia dhe ushtria serbe.
Merovci rrëfen se me 21 mars 1999 ai bashkë me Rugovën janë kthyer në Kosovë përmes Shkupit edhe pse një gjë të tillë miqtë evropianë nuk ua kishin rekomanduar, pasi tre ditë më pas filluan bombardimet ndaj Serbisë.

Merovci me tej rrëfen se ai kishte vendosur të qëndrojë, por i kishte kërkuar Rugovës të shkojë në shtëpi të tij, gjë që Rugova e kishte pranuar.
“Më 31 mars është pushtuar shtëpia e Rugovës. Ka qenë një katrahurë. Ishte shumë vështirë. Serbët kishin ardhur nga mesdita, dhe takimi i Rugovës me Millosheviqin kishte ndodhur të nesërmen”.
Ai thotë se takimi ka qenë i imponuar dhe se ata nuk kishin rrugë tjetër, pos vetëvrasjes.
“Kishim dy alternative, takimin me Millosheviqin ose vetëvrasjen. Por edhe vetëvrasja ishte e vështirë. Si të vrasësh vetën?!”, tregon Merovci./Telegrafi/