Ish kreu i LPK-së: Afrim Zhitia e kishte pseudonimin Ismaili, në shenjë të Kadaresë
Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami në një intervistë tek gazetari Mustafa Nano ka dhënë disa detaje të panjohura për luftën e Kosovës, por edhe për njërin nga udhëheqësit kryesor të lëvizjes, të ndjerin, Heroin Afrim Zhitia.
“Më thonin shokët e mi që kanë qenë në burgje, të gjithë na shanin, ata janë denuar përgjithësisht si nacionalist apo si irredentist. Nuk është dënuar ndonjëri si marksist-leninist apo si enverist. Janë dënuar edhe për vepra të Ismail Kadaresë apo Dritëro Agollit. Kanë qenë njerëz të pasionuar me Shqipërinë. Unë po ju them, Afrim Zhitia, udhëheqësi kryesor i lëvizjes deri ditën që u vra e kishte pseudonimin Ismaili, në shenjë të Ismail Kadaresë. Nipi i tij i sapolindur ia vunë emrin Dritëro...”
Ish kreu i LPK-së z. Bedri Islami, në njërën nga intervistat e tij të rralla në emisionin “Pa Rrotlla”, kishte folur edhe për themelimin e UÇK=së.
Ai kishte thënë se Thaçi në mbledhjen e Kërçovës kishte thënë se rruga paqësore me Serbinë duhet të marrë fund dhe duhet të filloi organizimi i luftës së armatosur. Sipas tij atë kohë ishte mbështetur edhe nga Ali Ahmeti.
Sipas ish kreut të LPK-së z. Bedri Islami, z. Thaçi i ndërtoi edhe strukturat e UÇK-së.
Thaçi në 1993 tha, populli është lodhë nga parrullat, duhet t’i kapim armët.