Dikur Trump paralajmëronte Putinin: Nëse pushton Ukrainën, do të bombardoj Kremlinin
Opinioni amerikan në shumicë dërrmuese është i bindur se po të ishte president Donald Trump, Putini nuk do të guxonte të sulmonte Ukrainën.
Gazetari amerikan Jack Posobiec ka sjellë në vëmendje, përmes një postimi në Twitter, kërcënimin e presidentit të SHBA, Donald Trump për Vladimir Putin.
“…Rusia u tërhoq nga Gjeorgjia kur George W.Bush ishte president dhe aneksoi gadishullin e Krimesë kur Barack Obama ishte president” – e paralajmëroi Putinin kundër pushtimit të tokave të tjera”, thuhet në lajmin e New York Post, të postuar nga Posobiec që i referohet fjalimit të Trump.
“Nëse ju ndërhyni kundër Ukrainës sa kohë unë të jem president. Unë do të godas Moskën“, ka qenë paralajmërimi i fortë i Trump për Putin.
Madje, Trump ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, kur i ka thënë Putinit se SHBA do të bombardojë Kremlinin, nësa ai pushton Ukrainën.
Dhe në fakt, një vit pas largimit të Donalt Trump nga Shtëpia e Bardhë, Vladimir Putin urdhroi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, ndërsa Joe Biden ka treguar pafuqinë e tij për t’i imponuar shefit të Kremlinit ruajtjen e paqes në lindje.