fbpx
Lajme

Ushtari i UÇK: Pas vrasjes së axhës dhe vëllaut, erdh Thaçi dhe ende fjalët e tij i kam në kokë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zeqir Rexhepi, ka rrëfyer momentet e ballafaqimit me forcat serbe në vitin 1998, pas të cilës ndodhi masakra e Likoshanit dhe Qirezit. Ai tregoi se në atë betejë ishin vrarë mbi 18 ushtarë serbë, dhe në mesin e të vrarëve ishte edhe vëllau dhe axha i tij, dytë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Axha Rexhep Rexhepi më është vrarë në Likoshan në luftime, ka vdekur në ballafaqim të armatosur, ku mbetën të vrarë 20 civilë dhe katër dëshmorë”.

Pas këtij rasti, familjen Rexhepi e kishte vizituar edhe kreu i UÇK-së z. Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja e Musë Jashari.

“Asnjë veturë përpos e tyre nuk ka hy këtu, janë ndalë qaty, edhe thënien e Hashim Thaçit sot e kam në kokë, ushtarë mbrone popullin, mos prekni civil, dine për çka po luftojmë, për çlirimin e vendit, vetëm ruane popullin, dmth qëndroni deri ta çlirojmë Kosovën, e kurrë nuk i harrojë këto fjalë”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=752&v=Ru2n15T6Rl0&feature=emb_title ndëgjojeni ngjarjen e plotë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close