Lajme
Kur Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci ishin nisur për ta mbrojtur familjen Jashari!
Ish-deputeti i Kuvendit, Lahi Brahimaj kishte kujtuar një moment interesant gjatë kohës së luftës kur ishte sulmuar për herë të parë familja Jashari.
Postimi i plotë:
Fotot që po shihni, janë të realizuara para 21 vitesh, në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kur ishte sulmuar Familja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Me të marrë lajmin, për ketë ngjarje, bashkë me Muje Krasniqin (Kapuqin), Ilir Konushevcin dhe disa bashkëluftëtarë vendosëm dhe u nisëm për Kosovë, në kushtet atmosferike që nuk ishin aspak të lehta, ashtu siç po shihen edhe në këto foto.
Lavdi, Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.FOTO GALERI