Lajme
Buzhala: Ky dhandrri i Liburnit ju kish thanë shokëve, paret e Brezovicës i japim për fond të ushtrisë
Dje, mediumi Paparaci ka raportuar se “Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit, raporton Paparaci”. Por më vonë kishte informuar opinionin publik se dhëndrri i Ministrit Liburn Aliu nuk ishte arrestuar se nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij.
Për këtë situatë ka folur edhe gazetari Berat Buzhala, ku ishte tallur me Shefin e Asamblistëve të VV-së në Prishtinë, njëkohësisht dhëndrrin e Ministrit Liburn Aliut.
Ai ka shkruar se “Ky dhandrri i Liburnit ju kish pas thane shokeve “djem, ckado qe te fitojme prej Brezovices po i japim per me ble tenka e aeroplana ne fond te ushtrise”. Bè bojke njoni qe osht kane qaty kur kane fole”.