fbpx
Lajme

Banorët e Vrellës së Goleshit kujtojnë se si ushtarët rusë deheshin e vidhnin në Kosovë

Të armatosur po patrullonin rrugët e fshatit. 21 vjet më parë, ushtria ruse para forcave të NATO-s, kishin hyrë në aeroportin e Sllatinës  dhe fshatrat përreth.

E tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada, banorët e fshatit Vrellë e Goleshit i rikujtojnë përplasjet me ta.

Hamdi Berisha nga ky fshat, thotë se lehtë do të mund të përfundonin nën dhe, po të mos i dëgjonin urdhërata e tyre, raporton T7.

Berisha tregon edhe për një grope të fshehtë, të cilën e kishin hapur ushtarët rus.

E problemet më të mëdha ata i bënin kur konsumonin alkool.

Madje banorët e Vrellës së Goleshit, thonë se ushtarët rus edhe vidhnin.

E fatmirësisht, ushtria Angleze ndërhyri, ndërsa emocionet janë të pashmangshme kur kujtohet ajo kohë.Në mëngjesin  e hershëm të  12 qershorit të vitit 1999, një batalion i parashutistëve rusë që ishin në Republikën Serbe të Bosnjës, u nisen befasisht drejt Kosovës, duke e marrë kontrollin ndaj Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close