fbpx
Lajme

Gani Geci me rrëfim: Si ndodhi rrethimi i Prekazit, cilët ishin fjalët e Adem Jasharit e detaje të tjera

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, ka sjellë një rrëfim për natën e 4 marsit të vitit 1998, në natën e fundit të familjes Jashari. Përmes një shkrimi të gjatë, Geci ka sjellë këtë rrëfim, në të cilin përmend disa nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Geci në rrëfimin e tij tregon për bisedat e fundit të Adem Jasharit dhe vendimin që ai e kishte marrë që së bashku me familje do të luftojnë deri në vdekje.

Ai tregon një bashkëbisedim të Shani Gecit dhe Ademit.“Shanis i thonë: “Fshati Llaushë po rrethohej!”Shaniu, sipas sinjalit dhe alarmit që kishin si shenjë shtin në ajër me tri të shtëna pushke dhe alarmon gjithë fshatin. Pastaj i telefonon Adem Jasharit:- Nipash, për Zotin në Llaushë jemi duke u rrethuar! Fillimisht është mendu se fshati jonë është rrethuar!Ademi përgjigjet: Jam duke u nisur me ardhë me ju ndihmua. Disa minuta më vonë e thrrasin prap Shanin dhe i thonë se Prekazi po rrethohet .Shania prap e thërret Ademin dhe i thotë: “Prekazi po rrethohet” ndërsa Ademi i thotë: – Për hajër na qoftë lufta, o dajë!, dhe sipas Shaniut linja ma vonë nuk ka funksionuar”, shkruan Geci në Facebook.Postimi i plotë:RRETHIMI I FUNDIT – LEGJENDA E PËRJETËSISËFamilja Jashari, madhështia e qëndresës së tyre do ta nderojë kombin shqiptar në shekuj. Ndërsa ata që kanë dashur ta izolonin, ta linin të paarmatosur e pa municione kanë për të dhënë llogari sot, ose nesër, ose pasneser.

Më 4 mars në mbrëmje, policia e serbëve, në krye me Ilia Trajkoviqin doli në kodrën e Skënderajit dhe vëzhgoi terrenin përgjatë kodrës, terrenin e Llaushës. Me të dëgjuar këtë dolem edhe ne, me qëllim të inspektimit të vendit.Fshatarët na shpjeguan se aty kishte qenë Ilia me një pallto të gjatë, vetë i pesti, dhe me armë të shkurta apo skorpiona të vegjël në duar, dhe se kishin kaluar pranë Pishave në Skënderaj, deri në kodër kishin shkuar deri tek shtyllat e betonit të tensionit të lartë të rrymës, pastaj ishin kthyer poshtë, rreth orës 15:00 apo 16:00Të gjitha këto jepnin një lloj shenjë të kuptonim se kishte mundësi të ndodhte diçka të nesërmen. Atë ditë ishte në kodër me mua edhe Rexhep Selimi, pra edhe Rexha apo 10-shi ka qenë në kodër të Skënderajt atë ditë. Adem Jashari me datën 04 mars 1998 kishte shkuar t’i vizitonte të plagosurit në fshatin Ticë, ndërkohë mund të merrte edhe pak municion tek Sylejman Selimi, te Syla qëndronte edhe Rexhep Selimi, kur Rexhepi e merr vesh nëpërmjet radiolidhjes nga roja e fshatit se Ademi po shkonte në Açarevë duhet të shtoj se Rexhepi nuk e ka pritur aty por ka shkuar në Ticë.

Ademi rrin pak kohë në Açarevë dhe ngjitet në Ticë.Në Açarevë u takua vetëm me Sylejman Selimi, me të cilin kanë shkuar bashkë në Ticë për ti vizituar të plagosurit, dhe nëTicë janë takuar edhe me Dajën Osë (Osman Gecin), i cili ka qenë me Hetem, Musli dhe Afrim Gecin. Pasi i vizitojnë te plagosurit Ademi i drejtohet Osmanit GecitDaja Osë a po vjen sonte me ne në Prekaz?Fillimisht Afrim Geci thotë se Osmani ka pritu me shku por ma vonë i ka thanë:- Po nipash po vij dhe Osmani ka shku me Ademin në Prekaz, pak pas mesnate ata kanë arrit në Prekaz .Në Ticë për ti vizituar të plagosurit ka qenë edhe Rrahman Rama prej Akrashticës së Vushtrrisë, miku i Adem Jasharit, atë natë në Ticë me Rrahman Ramen kishte qenë edhe Rrustem Mustafa i njoh si komandant “Rremi”, që personalisht ate kohë unë nuk e kam njoft, ai ishte i veshur me rroba civiile një djalë i shkurtër kishte vetëm një revole me vete, por mua nuk më ka lënë përshtypje se mund të ishte ndonjë ushtarak kur e takova ne Llaushë me datën 05 mars, por pavarësisht përshtypjeve të mia, gjatë luftës Rremi ka luajtur një rol të rëndësishëm në Zonën Operative të Llapit.Pasi Ademi me Osmanin kishin shkuar në Prekaz, Rrahman Rama dhe Rremi të nesërmën janë përpjekur të dilnin nga Llausha për në Prekaz por nuk kanë mundur.

PËR HAJËR NA QOFTË LUFTA, O DAJË!Me datën 05 mars në mëngjes, herët, Shani Gecin e kanë thirrur në telefonin e Shanis me numër 02882303 fillimisht e kanë thirrë nga Shipoli i Mitrovicës me pas nga Skënderaj sepse nga Shipoli e njoftonte Shanin, Rexhep Geci, kur forcat serbe niseshin nga Mitrovica në drejtim të Skenderajit duke përcjell situatën në rrugën kryesore dhe i kanë treguar se kishte lëvizje të mëdha të policisë dhe ushtrisë në drejtim të Skenderajit.Më vonë rreth orës 5:00 në mëngjes ne telefon e ka thirr Shanin, Xhafer Babaj që jetonte në Skenderaj dhe i thotë se fshati Llaushë po rrethohet, pasi kishin parë policinë duke u ngjitur në kodrën e Skënderajit, e cila kodër është ngjitur me fshatin Llaushë. Policia dhe ushtria me këmbësori edhe snajperistat kishin zënë pozicionet në kodrën e Llaushës.Shanis i thonë: “Fshati Llaushë po rrethohej!”Shaniu, sipas sinjalit dhe alarmit që kishin si shenjë shtin në ajër me tri të shtëna pushke dhe alarmon gjithë fshatin. Pastaj i telefonon Adem Jasharit:- Nipash, për Zotin në Llaushë jemi duke u rrethuar! Fillimisht është mendu se fshati jonë është rrethuar! Ademi përgjigjet:Jam duke u nisur me ardhë me ju ndihmua.

Disa minuta më vonë e thrrasin prap Shanin dhe i thonë se Prekazi po rrethohet .Shania prap e thërret Ademin dhe i thotë: “Prekazi po rrethohet” ndërsa Ademi i thotë:- Për hajër na qoftë lufta, o dajë!, dhe sipas Shaniut linja ma vonë nuk ka funksionuar.Ne në fillim kemi menduar se rrethimi është duke u bërë fshatit tonë, Llaushë , por ishte e kundërta, e tërë përgatitja e luftës ishte bërë për fshatin Prekaz dhe fshati Llaushë ishte rrethuar me qëllim që askush të mos mund t’i dilte në ndihmë Ademit nga ana e luftëtarëve të fshatit Llaushë.Ne dolëm në pozicione tona ne Llaushë Atë mëngjes u vra Miftar Rreci, me automatik në dorë, një trim i rrallë dhe besnik i madh i fshatit Llaushë, ishte duke shkuar të vezhgojë në kodrën e Skenderajit tek shtylla e përquesit të lartë elektrik.Miftari një natë më parë e kishte blerë automatikun. Atë mengjes Miftari Rreci është plagosur ai kishte qenë bashkë me Nuhi Gecin, por meqë plaga ishte e rendë dhe mjek nuk kishim, ne nuk kemi patur mundësi t’ia ndalnim gjakderdhjen, dhe ai vdiq. Tërë natën ka qëndruar pranë tij gruaja e tij, e cila nuk kishte si t’i ndihmonte.

Aty kanë qenë edhe vëllai i Miftarit dhe vëllai im Haxhiu Geci ne pamundesi për ti ndihmuar kanë ndejtur poashtu tërë natën pran Miftar Rrecit.Ishte e pa mundur edhe për ta varrosur ditën dhe Miftarin e kanë varrosur pas dy ditëve, natën, vëllezërit e Miftarit e disa kusherinjë, ishte e vështirë që fshataret të merrnin pjesë ne varrim sepse lëvizjet te varrezat te Xhamia vreheshin nga snajperistët serb, që i kishin zënë pozicionet mbi kodrat e Llaushës.I tërë fshati kishte dalë në pozicione, siç i kishim të paraparë, te xhamia e fshatit Llaushë dhe te Malet mbi lagjen Hoxhaj në pjesën tjetër, në anën e djathtë të fshatit.Ne në fshat kishim një pushko-mitraloz, 12.7 si armën më të fortë, të vetmën që posedonte e tërë Drenica në atë kohë kishim vetëm 370 copa fishekë të atij pushkomitrolozi.

Gjithashtu ne kishim edhe dy murtaja njëra 500-she dhe një 150-she me nga katër predha, dymbëdhjetë predha komplet, po ashtu i tërë fshati kishte vetëm 35 apo 36 kallashnikovë dhe për secilin kallashnikovë kishim nga 50 apo 60 fishekë apo njëqind fishkë më së shumti.Armatimi ynë ka qenë aq i dobët sa që nuk mund të krahasohej me armët e armikut. Megjithatë ne jemi përpjekur. Atë mëngjes edhe filloj paniku, sepse deri atëherë ne nuk kishim menduar se armiku do të bëjë luftë me topa as me tanke. Ata i përdorën për herë të parë mjetet e rënda të blinduara, si dhe na sulmuan me minahedhësa dhe me topa.Nuk dinim se çfarë të bënim. Dëgjonim zhurmën e topave nga ana tjetër e kodrës, por nuk i shihnim se çfarë po ndodhë?!Baci Lil, kishte në dorë të vetmën snajperkë që e kishim ne në tërë fshatin dhe ai tha se do të dilte nga pjesa tjetër e fshatit afër fabrikës së vjeter të tullave, nga ku mund të shihte një pjesë të fshatit Prekaz, pra andej dukeshin forcat serbe më shumë. Ka dalë dhe i ka parë përgjatë rrugës Skënderaj – Polac duke i parkuar tanket e autobusët përplot polic të njësive speciale kamionet me ushtarë.

Aty baci Lil ka gjuajtur policinë serbe dhe lajmet lnë mbrëmje kanë lajmëruar se janë vrarë dy polic serb në pjesën e Llaushës.Shumë kohë më parë baci Lilë i kishte premtuar Ademit Jasharit : “Se me emrin e Zotit, o nipash, ndoshta unë pas teje gjithnjë nuk do të kem mundësi të rri, por, në qoftë se ndodhë e kerset pushka jote pa e shprazur naj plumb nuk e la.”Pasi ka pa pozicionet serbe baci Lilë është kthyer dhe e pa mitralozin 12.7 që kishim ne në fshatë, e përgjegjës për atë pushkomitraloz ishte Rrahim Hoxha pastaj i ka thënë Jetullah Gecit:Jetullah apo ma leni mua sot këtë pushkomitraloz se e kam njetë me ia ba nja dy argat për Ademin Jasharit e të tjerat, sa të jetë kismet!Jetullahu i tregoi bacit Lilë se kemi pak fishekë e me çka do të luftojmë.Pastaj baci Lilë bashkë me Smajl Vojvodën dhe me Driton Vojvoden ka shkuar në lagjen e Vojvodëve , tash i thonë lagja Selmanaj, ka marrë një kalë me një qerre, mbi atë qerre e ka vënë pushkomitralozin, e kan lidhur me armaturë për ta transportuar, sepse ai peshonte afro 100 kg. Ma vonë e vendosëm në një vend te caktuar, dhe i kemi gjuajtur serbt me pushko mitroloz dhe unë i kam gjuajtur me snajper.Driton Vojvoda, Smajl Vojvoda na ndihmonon me larguar nga një vend në tjetrin atë pushkomitroloz, dikur serbët e hetuan pozicionin tonë e Baci Lilë më tha që të mos rrinim të dy vllezër bashkë në të njejtin vend e unë i thashë:-

Në qoftë se është shkruar për të vdekur le të vdesim bashkë!Pra në mbremje televizioni serb, ka lajmëruar se në pjesën e Llaushës atë vend janë vrarë katër ndërsa jane plagosur tre policë, pra në pjesën e Llaushës, mund të ketë pasur edhe më shumë por ne nuk e dimë. Objektivi ynë kanë qenë autobusat dhe kamionat. Policia ka ikur nga aty dhe ka ndryshuar pozicione, ka rënë më poshtë ne luginen e lumit Klina. Aty i kemi harxhuar rreth 170 copa fishekë, na kanë mbetur edhe 150-200 copa. Unë pra me 5 mars me snajper i kam harxhuar 50 copë fishekë.Nga pjesa e Llaushë e tera ka qenë kjo .Ne i kami parë atë ditë por dhe të nesërmen tymin dhe flakën e topave dhe minahedhsave duke iu rënë shtëpive të Ademit Jasharit dhe lagjes Jashari dhe ne s’kemi pasur asnjë mundësi të bëjmë diçka më tepër. Llausha ka qenë komplet e rrethuar deri në fshati Polac, andej kah qymyri qe i thojmë ne afer Polacit ka pasur këmbsori kanë qenë të shtrirë ne tokë edhe tetë orë gati nuk kan levizur hiç. Poashtu të nesërmen kanë vazhduar luftimet me të njëjtin intensitet, e ne kemi dalë të vëzhgojmë prap nga kodra, por nuk kishim municion dhe skishim me çka të gjuanim, nuk kishim armë nuk kishim fishek me kallashnikovë nuk kishte mundësi të luftonim.Edhe të nesërmen e kemi gjuajtur Fabrikën e Municionit me 30 copë fishek të mitralozit 12.7.Pas tre ditë na erdhi lajmi se pas tre ditë e 2 netë luftimeve, të pandërprera të lagjes Jasharaj shumë nga Jasharajt ishin vrarë.Trupat e tyre i kishte marrë policia e serbve, të cilet i kishte sjell pas disa ditëve te servisi i Lah Tushillës, me ç’rast u kishin thënë qyetetarëve se në qoftë se nuk i marrin për t’i varrosur do t’i varrosnin ata me eskavator.Në varrim nga Prishtina kishte ardhur, duke kaluar pengesa të mëdha edhe atdhetari i shquar i çështjes kombëtare profesor Zekirja Cana. Kishte ardhur gjithashtu edhe fotoreporteri Ilaz Bylykbashi.

Aty kishin ardhur edhe Shaban Shala, me një numër të vogël të qytetarëve të Skënderajt dhe fshatar te fshatit Klinë e ulët.Ka shumë spekullime rreth kësaj pyetje, por unë mendoj se nga ai rrethim ka qenë e vështirë të dilej gjallë, shihen vrimat mureve të shtepive ku forcat serbe ka goditur me gjyle të topit shtëpinë e Adem Jasharit, të gjithë ata që nuk kanë luftuar, që nuk kanë patur mundësi të luftojnë, gratë dhe fëmitë kanë qëndruar në një vend, e një gjyle topi ka patur mundësi t’i vrasë edhe dhjetë vetë përnjëherësh. Ndërsa Osmani e Ademi e ata të tjerët që kanë luftuar kanë qëndruar sa kamë pasur municion, i cili sigurisht u ka munguar.Për këtë mangësi të municionit dhe armëve dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Mungesa e armëve dhe municioneve ishte problemi kryesor, se po të kishin pasur armatim lagja Jashari, gjërat do të kishin rrjedhur shumë ma ndryshe.Ata luftuan, qëndruan dhe dhanë jetën duke hyrë në përjetësi.Vendimi i Adem Jasharit që e kishte marrë që të qendronte bashkë me familje dhe të luftonte ishte marrë qysh në vitin 1991 pra para shumë vitesh.Arsyet e këtij vendimi do ti shpjegon hostoria pas një studimi të hollësishëm.Madhështia e qëndresës së Jasharajve do ta nderojë kombin shqiptar në shekuj.Ndërsa ata që kanë dashur ta izolonin Adem Jashari dhe ta linin pa armë e pa municione kanë për të dhënë llogari, nëse jo para një gjykate, gjithësesi para historisë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close