fbpx
Lajme

Dëshmia e një punëtori të UDB: Enver Maloku ishte paraparë të vritej në 1997, këta e organizuan

Faton Ramadani, vëllai i Arsim e Burim Ramadanit, të cilët janë të dënuar në rastin “Kiçina” dhe të cilët më pas ishin liruar, ka publikuar një dokument / dëshmi ku flitet më në detaje për vrasjen e gazetarit e veprimtarit Enver Maloku. Dokumenti është i përpiluar nga një zyrtar i sigurimit shtetëror serb dhe dokument ky cili gjendet në Hagë dhe për të cilin kishte folur edhe Fatmir Limaj. Fatmir Limaj e kishte hasur këtë dokument gjatë procesit të tij gjyqësor. Dy shqiptarë të sigurimit shtetëror serbë e dy serbë e kishin organizuar këtë vrasje, sipas dokumentit/dëshmisë në fjalë. Faton Ramadani i cili vite me radhë ka kërkuar drejtësi për rastin e vëllezërve të tij ka publikuar këtë dokument të plotë.

Sigurimi shtetëror e ka vrarë Enver Malokun. Maloku ka qenë i angazhuar në qendrën informative të Kosoves. Ka qenë redaktor i gazetës “Bujku” dhe krahu i djathtë i Rugovës. Këtë vrasje e ka organizuar këshilltari i shefit të sigurimit shtetëror Lutfi Ajazi pseudonimi i të cilit ka qenë Luti (djeksi) e Shefi i repartit të parë Zoran Moravqeviq. Ata e kanë mbajtur në survejim në mënyrë që të gjenin kohën dhe vendin e përshtatshëm për ta vrarë ne fund të 1996 dhe fillim të 1997 para se unë te ikja nga Kosova. Ka qenë e planifikuar të vritet me 1997-98, sepse gazetat e tijë kanë shkruar kundër politikës së Millosheviqit. Ato kanë qenë disa nga gazetat që në menyrën më të ashpër e kanë kritikuar Millosheviqin. Për motive te tila ai duhej të vritej. Personeli i sigurimit shtetëror kishte marrë vendim për një aksion të tillë. Ka qenë e ditur qe ai do të vritej ose te arrestohej. Dikujt sikur që ishte ai nuk duhet të i lejohej të punonte në liri. Personat e lartpermendur haptas kanë kerkuar që Maloku duhet të vritej. Hapur janë shprehur për vrasjen e cdo shqiptari i cili ka qenë kundër sisitemit. Vrasjet e këtilla janë kryer pa deshmitarë, keshtu vepronte sigurimi shtetëror. Njerëzit që nuk i përshtaten eliminohen. Këto aksione ishin të efektshme dhe perfundonin brenda 5 deri 10 minuta. Franjo Maliq, Dragan Babovic dhe M…. Kelmendi (shqiptar, emrin nuk do ta publikojmë) kane qenë pjesëmarrës në pergaditjen e kësaj vrasje. Miratimin për këtë vrasje e ka dhene shefi i sigurimit shtetëror Milan Lakovic“.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu kishte thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005″.

Dëshmia e ish pjestarit të UDB-së

Poashtu, në një letër dërguar vajzës së të ndjerit Enver Malokut znj. Doruntina Maloku, Fatmir Limaj i shpjegon se si e kuptoi këtë rast; “gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z.Hamiti.

Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB).

Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica. Njësoj edhe shqiptari tjetër M…. Kelmendi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close