fbpx
Lajme

Babai i kandidatit të LVV-së për asamblist në Gjilan emërohet kryesues i bordit në “Hidromoravë”

Më 9 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”.

Qeveria Kurti ka miratuar vendimin që kryesues i këtij bordi të emërohet Habil Zeqiri, i cili rezulton të jetë babai i kandidatit për asamblist të LVV-së në Gjilan, Arbnor Zeqirit, raporton Demokracia.com.

Arbnor Zeqiri në zgjedhjet lokale të tetorit kishte kandiduar për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e LVV-së, por nuk ia kishte dalë të fitonte ulëse si asamblist.

Megjithatë, pak muaj pas fitores së Alban Hysenit, Habil Zeqiri, babai i ish-kandidatit për asamblist të LVV-së në Gjilan, ia ka dalë ta fitojë një pozitë mjaft të rëndësishme në Kompaninë Rajonale “Hidromorava”.

Kështu, sipas vendimit të publikuar më 9 mars 2022, Zeqiri tani do të mbajë pozitën si kryesues i “Hidromoravës”, raporton Demokracia.com.

Anëtarë të tjerë të këtij bordi do të jenë Filloreta Gashi-Sadiku, Fledane Tahiri-Sylejmani, Arban Hoxha, Lendita Fazliu dhe Agim Zeka.

Demokracia.com ka mësuar se Zeqiri deri më tani ka mbajtur pozitën si udhëheqës i Divizionit për përkrahjen direkte dhe politikat e tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë.

Megjithatë, fitorja e LVV-së dhe lidhja e të birit të tij me këtë subjekt në Gjilan, siç duket ia ka mundësuar që të marrë pozitën si kryesues i bordit.

Përkundër insistimit të Demokracia.com, Zeqiri nuk ka pranuar të flasë për emërimin e tij në këtë pozitë. Ai fillimisht është përgjigjur në telefonatën e redaksisë dhe i ka thënë gazetares që ta kontaktojë pas dy orësh, me arsyetimin se është në një mbledhje. Por, kur është thirrur pas dy orësh, ai më nuk e ka hapur as telefonin.

Demokracia.com edhe pak para publikimit të këtij shkrimi ka tentuar që t’ia jap mundësinë që të flasë Zeqirit, por ai nuk është përgjigjur.

Demokracia.com ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë çështje dhe me procedurat e emërimit të bordit drejtues, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë, Kurti kishte deklaruar se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë borde politike.

Ai madje kishte thënë se të emëruarit në këto borde nuk do të jenë me “libreza të partive”.

Megjithatë, duket se Kurti nuk po ia del ta përmbushë as këtë premtim të tij, derisa institucionet publike po mbushen me militantë të LVV-së./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close