Lajme
I burgosuri politik: Në këtë llavë antishqiptare, më shumë dallohen kinezët e VV-së, sesa pacifistët e LDK-së
Shkruan: Haki Morina
Kur thuhet që filan politikani e ka vendin në burg, kjo mund të kuptohet që po kërkohet të gjykohet për hajni. Por kur thuhet e ka vendin në Hagë, kjo nënkupton që po kërkohet të burgoset pse ka luftuar për çlirimin e Kosovës, sepse në Hagë nuk e marrin asnjë për hajni.Edhe thonë, jo nuk jemi kundër UÇK-së, por kundër individëve.
Dhe është krejt e natyrshme sepse nga ata që gjatë krejt veprimtarisë së UÇK-së, jo vetëm që nuk e ndihmuan, por e penguan në forma të ndryshme, nuk mund të pritet të ndërrojnë aq lehtë konceptet e tyre. Dhe çka është më interesante në këtë llavë antishqiptare, më shumë dallohen kinezët e VV-së, sesa pacifistët e LDK-së.