fbpx
Lajme

Ali Ahmeti: Nga zyrtarja e lartë amerikane kam kërkuar që rastin Kumanova ta hetojë FBI e CIA, përgjigja më erdhi pas një jave

Kreu i shqiptarëve të Maqedonisë, njëkohësisht Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, ka treguar në emisionin n’Demos disa detaje të pathëna më parë për rastin Kumanova, rast ky që ka ngjallur vazhdimisht reagime të shumta.

Ali Ahmeti ka treguar se personalisht është marrë me ndriqimin e rastit dhe për këtë rast kishte biseduar me një zyrtare të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë këtë çështje e kam hapur edhe me komunitetin ndërkombëtar, ku kam kërkuar që ky proces të përsëritet, që ky proces të vëzhgohet nga komuniteti ndërkombëtar, dhe kam kërkuar, ka qenë zv. sekretarja e shtetit znj. Victoria Nuland në atë periudhë dhe i them; a ka mundësi të na ndihmoni në diçka, një hetim i pavarur të bëhet nga institucionet me relevancë ndërkombëtare, po në këtë rast nga CIA dhe FBI, dhe e kam arsyetuar se në atë kohë FBI u angazhua në ndriqimin e rastit të Ilir Metës, nëse u kujtohet një kontest, dhe pas një jave mu kthy përgjigja, por edhe në moment pata një përgjigje që unë kërkesën do e përcjelli, kam konsideratë për këtë që kërkoni, por nuk vendosim ne organet politike, por vendosë vet FBI-ja a e merr përsipër hetimin e këtij problemi“, tregoi Ali Ahmeti.

Më tutje ai ka treguar se “dhe pas një javësh më erdhi përgjigja se ajo nuk do të ndodhë. Dhe e keqja ku është këtu, se partitë politike po i keqpërdorin, unë jam për t’u zgjidhë problemi, unë jam për të dalur në sipërfaqe e vërteta“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close