Libri i zv.ministrit të Ahmet Krasniqit: Xhavit Haliti nuk i mori 8 milionë marka të cilat i përfoli Quni
Në librin “E vërteta për FARKUN” të Agim Mehmetit, nuk përmenden shifrat që kishte dhënë Anton Quni.
Ish eprori i FARK-ut, Hilmi Nebihu, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë atë çka ka kërkuar, Xhavit Halili.
Dëshmitari i vetëm, pas Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshi, për dy ditë nuk ka qenë në gjendje të pohojë apo demantojë ato çfarë është thënë për 8 milionë markat, raporton T7.
Por për paratë e dhënë për UCK-në, shkruhet në librin autobiografik, të zv. Ministrit të mbrojtjes, Agim Mehmeti, i cili tashmë nuk jeton.
Në librin, “E vërteta për FARKUN” përmendet krahas financave të përdorura anë atë kohë disa herë edhe Xhavit Haliti.
Në këto takime, që u bënë me qëllim të bashkimit ushtarak, kundrejt pushtuesit serb, flitej për mbledhje të fondeve dhe blerje të armatimit.
Aty tregohen edhe prapaskena të takimit në Oslo të Norvegjisë që ndodhi me 23 mars të vitit 1998, ku morën pjesë edhe Xhavit Haliti, Shaban Muja dhe më vonë edhe Adem Demaçi.
Pas këtij takimi, saktësisht në prill të vitit 1998, Ahmet Krasniqi, kishte blerë nga Xhavit Haliti, material ushtarak në vlerën e 3 milionë e 275 mijë markave gjermane.
Duke marrë parasysh dy shifrat për të cilat është e dokumentuar se Haliti i kishte përdorur për të blerë armatim për ushtrinë, rrumbullaksohen afër 5 milionë marka të atëhershme, jo 8 milionë sic pretendon Quni. /drenicapress/