Kastrati: Halil Geci mos më çoni njerëz për t’u përgjëruar që të mos flas për vrasjen e Bekim Kastratit
Rexhep Kastrati, ish kryeredaktor i mediumi Bota SOT, ka akuzuar vazhdimisht botuesin Bajrush Morina por edhe pronarin e saj Xhevdet Mazrekaj. Ai vazhdimisht ka hedhur pikëpyetje të ndryshme mbi vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut. Ai këtë herë ka folur edhe për Halil Gecin të madhin e vëllezërve Geci.
Shkrimi i plotë:
Halil Geci, kush po dashka ta vrasë Ganiun: ndonjë hakmarrje për vrasjet që ka kryer; ndonjë qërim hesapesh ndërmjet kriminelëve; vazhdim i eliminimit të vrasësve-dëshmitarë qoftë për llogari të EULEX-it, qoftë për llogari të Gjykatës speciale, apo plani për atentat ndaj Gani Gecit është vetëm një lojë e bërë nga individë dhe struktura të dyshimta edhe brenda institucioneve të ndryshme? Halil Geci, pavarësisht cila është e vërteta, një gjë e di mirë ti, Ganiu, Bajrushi dhe të tjerët: nuk ka bir nëne që mund të pengojë zbardhjen e së vërtetës! Ju mund të bleni dëshmitarë që thonë ato që thoni ju; ju mund edhe të vrisni dëshmitarë; ju mund të shantazhoni dhe të kërcënoni njerëz edhe të politikës; ju mund të keni edhe përkrahjen e ndonjë individi edhe brenda LDK-së, por nuk do të mund të pengoni zbardhjen e së vërtetës!Halil Geci, kurrë mos harro ato që t’i kam thënë në konakun e juaj pas vrasjes së Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut, as ato që jua kam thënë edhe në “Punto”, më 2004. Dhe mos më çoni njerëz për t’u përgjëruar që të mos flas!Krejt në fund: uroj që vrasja e dëshmitarëve, apo edhe qërimi i hesapeve ndërmjet vrasësve të mos e përfshijë edhe Ganiun!