fbpx
Lajme

Mehmet Kraja: Lufta nuk ka qenë lavdi e LDK-së, lufta i takon UÇK-së

Akademik Mehmet Kraja kishte folur për luftën e fundit të Kosovës në televizionin T7. Ai kishte treguar se kujt i përket lufta e fundit. Poashtu foli për fjalorin enciklopedik të Kosovës.

Lufta nuk ka qenë lavdi e LDK-së. Lufta nuk i përket LDK-së. Tani këtu zërat filluan të ngriten, tonet filluan të ngriten, por them se kjo pjesë e historisë nuk ka të bëj shumë me LDK-në, por ka të bëjë me UÇK-në. Prandaj, lufta e 1998-1999, kishte një redaksi e cila ishte e afërt me UÇK-në. E them pa asnjë rezervë. Kjo s’ka pse fshihet e as mohohet, lufta i takon UÇK-së jo LDK-së. LDK ishte e përfshirë sa ishte e përfshirë, por fjalori nuk mund të bëj gjyq për këtë“.

Kraja shtoi se … tani disa figura të LDK-së nuk janë përfshirë të kësaj periudhe të luftës jo pse ka pasë vërejtje edhe në redaksinë qendrore, unë kam pritë edhe tash që redaksia e fushës do të dal me ndonjë shpjegim, nuk pranojnë me dalë, thojnë ne e kemi kry punën tonë, nuk ka asgjë të fshehtë në këtë drejtim, këta janë persona që, këta të LDK-së që kanë pasur një fund tragjik, kryesisht nga aktet kanë përfundu jetën me akte kriminale të dikujt që unë nuk e di se kush është. Fakti që përfundohet jeta nga një vrasje kriminale nuk domethanë se bëhesh hero. A janë heronj a s’janë heronj nuk është çështje e imja për ta vlerësuar. Ka qenë një redaksi e ka vlerësu, madje edhe pas vërejtjeve që ka ba redaksia qendrore që duhet t’hyj Tahir Zemaj, redaksia e fushës ka thanë jo. Ata kanë thanë jo, sepse sa i përket luftës 1998-1999 këta janë emrat

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close