Energjia elektrike në Veri, brenda takimeve në Bruksel – çfarë rrezikon Kosova?
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për energjinë elektrike në Veri është një nga marrëveshjet kryesore prejse kanë filluar negociatat në Bruksel, përkundër se qeveria po provon ta kalojë në heshtje.
Albanian Post ka siguruar informata nga një zyrtar që është pjesë e delegacionit të Kosovës në Bruksel.
Kosova, aktualisht është në kurth dhe pjesa politike e ekipit nuk po e kupton këtë, ka thënë zyrtari.
Sa pak di politika kosovare se çfarë po nënshkruhet në Bruksel, e ka dëshmuar edhe një deklarim i kryeministrit Albin Kurti.
Ai, duke folur për pagesën milionëshe që qeveria e bën për të mbuluar humbjet në Veri, tha se paratë i japin për shkak të humanitetit që duan të tregojnë.
Kurti, nuk e di që Kosova është e detyruar t’i jap ato para, ndryshe përjashtohet nga sistemi evropian i distribuimit të energjisë elektrike.
Rrjedhimisht, Serbia nuk është në zor të nënshkruajë marrëveshje, pasi Kosova edhe po deshi serbët në Veri nuk guxon t’i lë pa rrymë.
Ne anën tjetër, po pranoi kushtet që ka vënë Serbia, loja me operatorët e energjisë do ndryshojë dhe Kosova mund ta gjejë veten të varur krejtësisht nga Serbia.
Te hënën, Albanian Post publikon shkrimin e plotë të situatës së komplikuar me rrymë në Veri dhe pozicionin “në qoshe” të Qeverisë së Kosovës në Bruksel. /Albanianpost.com