fbpx
Lajme

Studiuesi ndërkombëtar: Donika Gërvalla dyshon se babanë ia vrau LPK-ja, por atentatorët ishin jugosllavë

“Vendlindja Thërret: Patriotizmi i diasporës dhe luftërat ballkanike”, është titulli i librit të studiuesit të njohur Paul Hockenos.

Në këtë libër, autori shkruan për të gjitha përpjekjet për t’i dhënë kuptim luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990, duke përmendur një faktor vendimtar që sipas tij është anashkaluar gjithmonë: rolet vendimtare të luajtura nga grupet e diasporës dhe komunitetet e emigrantëve në ndezjen e flakëve të nacionalizmit dhe ambicies territoriale.

“Me bazë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, Australi dhe Amerikën e Jugut, këto grupe ndihmuan në sigurimin e ideologjive, udhëheqjes, parave dhe në shumë raste pajisjeve ushtarake që nxitën konfliktet e dhunshme”, thuhet në përmbajtjen e këtij libri, përcjell Demokracia.com.

Në libër janë përfshirë edhe lëvizjet e mërgimtarëve kosovarë, konkretisht veprimtaria e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës dhe vrasja e tyre në vitin 1982 nga ish-shërbimi sekret jugosllav, UDB-ja.

Në një pjesë të librit, studiuesi Paul Hockenos citon Donika Gërvallën, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në faqen 248 të librit, autori shkruan se Gërvalla për vrasjen e babait dhe xhaxhait të saj e drejton gishtin kah aktivistët e LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës).

“She suspected that some of the figures in the Popular Movement had been involved in her father’s murder in 1982. Përkthimi: Ajo (Gërvalla) dyshon që disa figura në Lëvizjen Popullore të Kosovës janë të përfshirë në vrasjen e babait të saj në vitin 1982)”, thuhet në këtë libër, përcjell Demokracia.com.

Në faqen 200, autori konstaton: “With the assassination of thirty-six-year-old Jusuf Gervalla, Tito’s agents eliminated a formidable opponent, perhaps the one man who could have forged a credible movement out of the 1980s Kosovar diaspora”. Përkthimi: Me vrasjen e tridhjetë e gjashtë vjeçarit Jusuf Gërvalla, agjentët e Titos eliminuan një kundërshtar të madh, ndoshta njeriun e vetëm që mund të kishte krijuar një lëvizje të besueshme nga diaspora kosovare e viteve të 80-ta.

Po ashtu, në faqen 199 autori jep edhe dëshmi se vrasësit kanë qenë jugosllavë: “In the city of Heilbronn in southwestern Germany, on the evening of January 17, 1982, Yugoslav agents gunned doën three top Kosovar leaders: Kadri Zeka and the Gervalla brothers, Jusuf and Bradhosh. The twelve bullets fired at close range from a 7.65-mm Beretta were the calling card of Yugoslavia’s professional hitmen”. Përkthimi: Në qytetin e Heilbronn-it në Gjermaninë jugperëndimore, në mbrëmjen e 17 janarit 1982, agjentët jugosllavë vranë me armë zjarri tre udhëheqës të lartë kosovarë: Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla, Jusuf dhe Bradhosh. Dymbëdhjetë plumbat e qëlluar nga një distancë e afërt nga një Beretta 7.65 mm ishin shenjë identifikuese e atentatorëve profesionistë të Jugosllavisë.

Ndërsa, në faqen 224 të librit “Homeland Calling: Exile patriotism and the Balkan wars” sërish përmendet Donika Gërvalla.

Aty thuhet se sipas Gërvallës, Isa Mustafa e ka mbrojtur Fondin e 3 Përqindëshit si “dragua”. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close