Lajme
Albulena Haxhiu, Dumoshit: Na gjuaj me vezë nëse e sheh që kemi bërë shkelje ligjore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshit, e cila la vezë tek ulëset e kryeministrit Albin Kurti, kryekuvendarit Glauk Konjufca, si dhe tek ulësja e ministres Haxhiu.
“Gjuj, mos na le këtu, nëse e sheh që kemi naj shkelje ligjore, gjuna”, është dëgjuar duke i thënë Haxhiu deputetes Dumoshi.
Ndërkohë, Haxhiu po ashtu është parë duke biseduar me Dumoshin tek ulësja e kësaj të fundit në Kuvend. /Klankosova.tv/