fbpx
Lajme

Asambleisti i VV-së i arrestuar për korrupsion bërtiste nëpër rrjete sociale: Vetting, Vetting, Vetting

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar 11 persona nën dyshimet për dallavere me subvencione.

Gazeta Insajderi nga burimet e veta ka mësuar se njëri prej personave të arrestuar është Liridon Fandaj asambelist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.

Liridon Fandaj në profilin e tij në Facebook ka postime dhe fotografi të aktiviteteve si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por Fandaj tashmë i akzuar për korrupison, para dy viteve akuzonte të tjerët se po shkatërrojnë Kosovën.

Ai në vitin 2020 shkruante për korrupsionin që po bëhej  në Kosovë për dy dekada nga qeveritë e kaluara.

Asambleisti i Vetëvendosjës  bënte thirrje të votohet Vettingu dhe  akuzonte pushtetet e kaluara se kanë kapur institucionet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close