fbpx
Lajme

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk shkon shumë gjatë

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk shkon shumë gjatë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se Qeveria Kurti nuk do ta çojë mandatin deri në fund.

Ai në një intervistë në “Deskun” e KOHËS, të enjten, tha se kryeministri do të rrëzohet vetë e jo nga opozita.

“Këtë qeveri nuk e largon opozita, kjo e largon veten. Drejtimin e ka shumë të keq, nuk e garanton qëndrimin deri në fund. Do ta preferoja që një qeveri ta mbajë mandatin 4 vjet, mirëpo me sa shoh nuk do të ndodhë, kjo qeveri nuk shkon shumë gjatë”, ka thënë ish-kryeministri.

Ai ka thënë se VV-ja, tash që është në pushtet, po bën gabimet e partive të tjera, duke krijuar sipas tij, institucione partiake.

“Në pushtet s’ka mbetur askush tërë jetën. Mirëpo këta njerëz po sillen me atë logjik që mund t’ju sjellë pasoja. Unë mendoj se këta mund të bien viktimë e kësaj qasje. Nuk mendoj që janë në drejtimin e duhur këta njerëz”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close