Ibrahim Kelmendi: Enver Hadri ishte vrarë pasi e kishte tradhtuar UDB’në (Video)
2014: Njëri prej organizatorëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi e ka thënë me herët se Enver Hadri ishte pjesë e Shërbimit Informativ Jugosllav UDB’së, por pasi e kishte tradhtuar këtë shërbim ata e kishin vrarë.
Këtë deklaratë, Kelmendi e ka thënë në një intervistë për Klan Kosova, para një viti.
“Ai (Enver Hadri) duhet të ketë punuar për UDB’në dhe në momentin e caktuar mund të ketë menduar se mund t’i dal UDB’së nga komandimi i saj dhe të bëjë diçka për Kosovën”, ka thënë Kelmendi.
“UDB e ka pasur si praktikë se nëse e tradhtojnë spiunët edhe i vret. Këtë ide e kam pas”, ka shtuar Kelmendi, nga minuta e 23 deri 26.
Sidoqoftë, Kelmendi ka sqaruar se varrimin e Hadrit e ka organizuar Lëvizja Popullore e Kosovës.
“Varrimin e Hadrit e ka bërë Lëvizja jonë”, ka thënë ai.
Se Enver Hadri ka qenw pjesw e UDB’sw e thotë edhe agjentin serb të UDB’së Bozidar Spasic.
Enver Hadri është vrarë më 25 shkurt në Bruksel, derisa ka pasur edhe të akuzuar siç ishin pjestarët e UDB’sw Andrija Lakonić , Veselin Vukotiç dhe Darko Asanin.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=wxXfYz1IEWk&feature=emb_title