fbpx
Lajme

Ministri i Shëndetësisë: Vjeshta do të jetë e vështirë

Dimri do të jetë i vështirë, ka paralajmëruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Por nga Qeveria tani thonë se edhe vjeshta do të jetë e vështirë, ndërkaq që më vështirë po bëhet ende pa përfunduar vera, pasi janë kthyer reduktimet e rrymës. Kolegu i Rizvanollit në Ekzekutiv, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se është “shume e mundshme që do ta kemi një vjeshtë të vështirë”. Shefi i dy ministrave, kryeministri Albin Kurti, para pak ditësh u bë personazh i një lajmi të rëndësishëm në botë, pasi paralajmëroi mundësinë e luftës në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar vjeshtë e vështirë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

Ai ka theksuar se do t’i marrin masat në bazë të vlerësimit të gjendjes.

Madje, kreu i këtij dikasteri Latifi bënë thirrje që të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe thekson se duhet mësuar për disa vjet të jetohet me Covidin.

“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”.

“Ne e kemi krijuar një përvojë të mirë me menaxhimin e Covidit. Besoj se do t’ia dalim. Kapacitet tona njerëzore janë më të mirë”.

“Shumica e njerëzve janë vaksinuar, por duhet prapë  të vaksinohet secili prej nesh. Nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë për vaksinim tashmë duhet të hiqet sepse ne e kemi pasur edhe një valë tjetër e ndoshta edhe ndonjë tjetër”.

“…na duhet të mësohemi me Covidin për disa vjet. Kështu që kapacitet tona janë të gatshme për ta menaxhuar Covidin, por duhet t’i shtojmë dhe përforcojmë më tepër”, tha Latifi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close