fbpx
Lajme

Buzhala: Në asnjë parti politike nuk ka më shumë njerëz të ish regjimit serb se sa në VV

Analistë e gazetarë të ndryshëm kanë reaguar ashpër pas linçimit publik që i bënë zyrtarët e VV-së – kreut të sindikatës së arsimit z. Rrahman Jasharaj.

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar se “Ne asnje parti politike nuk ka me shume njerez te ish regjimit serb. Njerezit me te afert te Kurtit, baballaret e tyne, kane qene figura qendrore te Serbise dhe Jugosllavise, e tash te mbeshtetun per muri, kane fillu me fole per patriotizem”.

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, i ka dalë në mbrojtje kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit është bërë tabelë qitjeje nga njerëzit e pushtetit.

Hiq më larg se sot anëtari i VV-së në Tiranë, Elvis Hoxha, një nga njerëzit më të afërt të Kurtit, e ka akuzuar Jasharajn edhe për “lidhje me Serbinë”, raporton Express.

Kajtazi në reagimin e tij ka thënë se Jasharaj është bërë sinonim i rezistencës ndaj pushtetit të cilin gazetari kosovar e quan pushtet arrogant.

Ai tutje ka thënë se Jasharaj po lufton për arsimtarët të cilët edhe gjatë pushtimit nga Serbia s’e kishin ndalur punën e tyre për arsimimin e kosovarëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close