fbpx
Lajme

Bolton tregon se ideja e Shkembimit Territorial ishte e Toni Blerit, e konsideron të drejtë

John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, ka thënë se ende mendon që shkëmbimi i territoreve, “është i drejtë”.

Në një paraqitje në “Foreign Press Association”, Bolton ka thënë se nuk ishte ai që e sugjeroi këtë ide, por atë kohë “po flitej për këtë”.

“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësja, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë.” – ka thënë ai.

Bolton, ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje.

“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqën më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen idea për shkëmbim të territoreve…por qelësi ka qenë që dy shtetet të ishin të pajtimit, derisa nuk ishte e imponuar nga dikush tjetër.”- ka thënë ai.

Në fund, rreth kësaj çështje, ai ka konfirmuar se Bashkimi Evropian nuk e ka përkahur, por ai ende mendon që “është i drejtë”.

“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do të perkrahim dhe ende mendoj që është i drejtë.” – ka deklaruar Bolton.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close