fbpx
Lajme

Trungu patriotik i Lirim Mehmetajt: Babain komandant, axhën e dajën Dëshmorë të Kombit

Lirim Mehmetaj hyri vrullshëm në tregun mediatik të Kosovës. Pavarësisht se shumë vite ai ishte marrë me gazetari, por nuk ishte i njohur për opinionin publik ashtu siç njihet sot.

Tani, thuajse në baza ditore paraqitet para ekranit televiziv. Shumë dokumente para vetes për t’i ballafaquar politikanët, por edhe analistët e tjerë që i ka përballë. Gjuha e argumentit e ndjek vazhdimisht.

Lirim Mehmetaj ishte student i dalluar në Universitetin e Prishtinës. Miqtë e tij kanë treguar që për shkak të nivelit të lartë të përgatitjes arsimore, shpesh nuk ka hyrë në provime, sepse profesorët e kanë notuar me notën maksinale 10, pa hyrë fare në provim. Ai ka studiuar shkencat politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa masterin e ka përfunduar në Universitetin e Salzburgut.

Po ashtu, ai është konsistent në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Është i pakompromis në këtë drejtim.

Nga buron vetëdija e lartë patriotike e Lirim Mehmetajt?

Babai i Lirim Mehmetaj ishte pjesë e grupit të parë që në vitin 1992 kishte shkuar për stërvitje në Burrel. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, në moshën 18 vjeçare ishte përjashtuar nga shkolla, për t’u bërë më vonë komandant i një zone në Deçan.

Axha i tij, Beqir Mehmetaj, ka rënë në altarin e lirisë. Është Dëshmor i Kombit.

Daja i tij, Sadik Rrustemaj, po ashtu është Dëshmor i Kombit, njëkohësisht i shpallur Hero me Dekret të Presidentes, Atifete Jahjaga.

Lirim Mehmetaj, analist e gazetar i guximshëm, i artikuluar, i informuar e i dijshëm, momentalisht është prej gazetarëve më të mirë në tregun mediatik të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close