fbpx
Lajme

“Hajni i naftës” shkreton, mundohet të viktimizohet e ta lidhë Faton Klinakun me PDK-në

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut, i cili ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin se sa e lëshon Kosovën. Pavarësisht se Faton Klinaku e kishte kundërshtuar ashpër PDK-në sa këta të fundit ishin në pushtet, deputeti i VV-së, apo siç e ka cilësuar Insajderi “hajni i naftës”, ka provuar të viktimizohet e Klinakun ta lidhë me PDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi është shprehur se Klinaku ka qenë gjithmonë konsistent.

Ai ka thënë se Klinaku vepron vazhdimisht në koordinim me agjendën politike të PDK-së.

“OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur”, ka shkruar Abrashi.

Tutje, deputeti u shpreh se fakti që Klinaku ka përmendur fjalën vrasje për të ilustruar një mendim do të thotë shumë, dhe se është dëshmi se PDK në regjistrin e saj ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close