Ja se si burri i Albulena Haxhiut e Rron Gjinovci kishin kërcënuar me vrasje Thaçin e Veselin
Reagimi i kreut të veteranëve të luftës, Faton Klinakut, ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta. Shkrimi nuk kishte për synim kërcënimin, por që deklarata e tillë u konsiderua skandaloze.
Por, para disa vitesh, zyrtarët e partisë në pushtet, LVV, kishin kërcënuar me vrasje dy ish udhëheqësit e PDK-së; Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Madje, për kërcënimet e bashkëshortit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ndaj Kadri Veselit, LVV as nuk ishte distancuar.
“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk do mund ta fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty..shumë shpejtë ska milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar bashkëshorti i Albulena Haxhiut, vite më parë, duke e kërcënuar direkt me vrasje Kadri Veselin.
Po ashtu, Rron Gjinovci e kishte kërcënuar me vrasje, kryeministrin e Kosovës atë kohë, Hashim Thaçin. “Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, kishte shkruar Rron Gjinovci, por edhe këtu nuk është parë ndonjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje.