fbpx
Lajme

DOKUMENT | “Shërbëtorët” e Donika Gërvallës dhe Liza Gashit shpërblehen për devotshmërinë, marrin grada diplomatike

Besim Berisha, Hamdi Bërbatovci e Vigan Berisha, tre prej njerëzve më besnikë të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, janë shpërblyer për shërbimin e tyre karshi drejtuesve të kësaj ministrie. 

Që të tre kanë marrë gradën diplomatike “këshilltar” dhe së shpejti do të dërgohen në misione jashtë shtetit, shkruan Demokracia.com.

Njerëzit që ndihmuan Gërvallën në eliminimin e atyre që nuk i pëlqenin asaj, më në fund do ta nisin karrierën si diplomatë. Tre të graduarit njihen si njerëz besnikë të kabinetit të Gërvallës dhe për të arritur deri këtu, ata kanë sakrifikuar shumë kolegë të tyre në shërbimin e jashtëm.

Për këtë tashmë ka edhe vendime. Demokracia.com i ka siguruar vendimet për gradimin e tyre.

Siç ka mësuar Demokracia.com, Besim Berisha, i cili kishte nënshkruar shumë vendime që ishin kthyer nga KPMSHK, do të nisë këto ditë punën në Konsullatën e New Jorkut.

Berisha njihet brenda MPJD-së si person ekzekutues i të gjitha vendimeve që kanë shkaktuar përçarje e pabarazi në atë institucion. Së fundmi, si kryesues i komisionit, ai kishte larguar nga puna ambasadorin Albert Prenkaj, vendim që ishte rrëzuar nga KPMSHK-ja.

Ndërsa, auditori i brendshëm, Hamdi Bërbatovci, përflitet se do të nisë punën në Iowa. Bërbatovci përmes raporteve të auditimit kishte mundësuar largimin nga puna për gati 50 diplomatë që kishin shërbyer në MPJD në më shumë se dhjetë vjet.

SHARE:

ShareTweet

recommended by

HERBEAUTY

Khloe’s Altered Face Spooked Fans On The Street!

LEARN MORE

Për këtë tashmë ka edhe vendime. Demokracia.com i ka siguruar vendimet për gradimin e tyre.

Siç ka mësuar Demokracia.com, Besim Berisha, i cili kishte nënshkruar shumë vendime që ishin kthyer nga KPMSHK, do të nisë këto ditë punën në Konsullatën e New Jorkut.

Berisha njihet brenda MPJD-së si person ekzekutues i të gjitha vendimeve që kanë shkaktuar përçarje e pabarazi në atë institucion. Së fundmi, si kryesues i komisionit, ai kishte larguar nga puna ambasadorin Albert Prenkaj, vendim që ishte rrëzuar nga KPMSHK-ja.

Ndërsa, auditori i brendshëm, Hamdi Bërbatovci, përflitet se do të nisë punën në Iowa. Bërbatovci përmes raporteve të auditimit kishte mundësuar largimin nga puna për gati 50 diplomatë që kishin shërbyer në MPJD në më shumë se dhjetë vjet.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Gërvalla po e përdor raportin e zyrtarit të pa sistemuar në MPJD për shkarkime të diplomatëve (Dokumente)

https://demokracia.com/ekskluzive-gervalla-po-e-perdor-raportin-e-zyrtarit-te-pa-sistemuar-ne-mpjd-per-shkarkime-te-diplomateve-dokumente/embed/#?secret=op88x0nDTu#?secret=mp7tBD285t

Që të tre këta diplomatë, para se të gradoheshin, Gërvalla madje i kishte dërguar edhe me para të shtetit për ta mësuar anglishten bazike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close