fbpx
Lajme

DOKUMENT i 1999: Agim Idrizi ishte pjesë e strukturave lokale të sigurisë serbe

Në seancën e sotme të gjykimit ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i 21-të (me kodin 0418), Agim Idrizi i cili edhe sot ka folur pa masa mbrojtëse, raporton Gazeta10.

Zyra e prokurorit ka pyetur dëshmitarin në lidhje me një dokument që ka prezantuar prokurori në të cilin ishte dhe emri i tij.

Prokurori ka pyetur Idrizin nëse ai e di se çfarë do të thoshte termi siguria lokale në Kaçanik. Idrizi u përgjigj që nuk ka dëgjuar për këtë dokument dhe listë.

Prokurori ka pyetur tutje Idrizin se a ka qenë i regjistruar në këtë listë. Idrizi ka thënë se nuk ka qenë askund i regjistruar dhe se nuk ka qenë pjesë e asnjë liste.

Në një dokument që ka siguruar Gazeta 10, figuron emri i tij.

Sot dëshmitari i Prokurorisë Speciale, Agim Idrizi para prokurorisë speciale ka mohuar kategorikisht që nuk ka qenë polic apo roje pylli.

 “Nëse dikush mundet me gjetë emrin tim që kam punuar polic qysh po shkruan këtu në dokumente ai është hasmi im më i madhi që ka shkru emrin tim për polic apo roje pylli, këto nuk janë të vërteta, mundemi me pyet në Kaçanik, atje e dijnë më mirë”, ka deklaruar Idrizi, raporton Gazeta10.

“Besën e shqiptarit po ua jap që kam me dal me u vjerr para gjyqit, veq nëse sjam kush ka me dhanë përgjegjësi për jetën teme se unë nuk kam qenë as roje pylli dhe as polic”, ka pyetur Idrizi.

Ai tha tutje se e di se kush e ka shti në listë dhe për çfarë e ka shti. “Unë kam qenë dëmtues i pyllit dhe jo roje. “ Sa interesant”, ka thënë Idrizi duke e akuzuar një person që i referohet si “hasëm”, që siç tha ia ka bërë këtë. /Gazeta10/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close