fbpx
Lajme

Grenell: Kur Trump të bëhet president i SHBA, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçit.

Këtë Grenell e ka thënë teksa ka rikujtuar një takim me ish-presidentin Thaçi në Prishtinë, në janarin e vitit 2020.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës, sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi, jo politikë”, ka shkruar Grenell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close